By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni se si Presidenti i Rusisë i mirëpret të dërguarit e Trump – “Butoni i Putinit” në qendër të vëmendjes (VIDEO)
December 8, 2025
Horoskopi ditor për 8 dhjetor
December 8, 2025
Ndarje e re e territorit, njeriu i parë në ushtrinë izraelite deklaroi: ‘Që tani e tutje, ky është kufiri shtetëror!’
December 7, 2025
Aeroplani Prishtinë–Stamboll del nga pista, pasagjerët evakuohen në siguri
December 7, 2025
Limaj: NISMA do të garojë e vetme, bashkimi me PDK-në pas zgjedhjeve
December 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve
Ballina 1Financa

Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale, ministri Murati del me sqarim pas pyetjeve të qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 3:28 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale pasi thotë se shumë qytetarë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje.

Sipas tij, keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë dhe kush kualifikohet për përfitim.

Murati ka dhënë detaje rreth Pilotimit të Skemës Së Asistencës Sociale.

Postimi i plotë:

Sqarim i rëndësishëm për Pilotimin e Skemës së Asistencës Sociale

Shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale.

Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim.

Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike.

Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj.

Pra, në këtë skemë duhet të aplikojnë vetëm familjet e varfra dhe që jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Dhe nëse i plotësojnë kriteret e parapara, mund të përfitojnë ndihmë sociale përgjatë fazës së pilotimit.

A mund të aplikojnë familjet që aktualisht marrin ndihmë sociale?

Mund të aplikojnë edhe ato familje që aktualisht marrin ndihmë sociale, por që nëse kualifikohen, atëherë largohen nga ndihma sociale ekzistuese, dhe kalojnë në skemën e pilotuar. Pra nuk mund të përfitojnë dy ndihma sociale, por vetëm njërën.

Skema e pilotuar e ofron përparësinë që nëse dikush nga familja punësohet, familja nuk përjashtohet me automatizëm nga ndihma sociale, por jepet mundësia e një faze tranzicioni.

Familja ka të ardhura nga ndonjë skemë pensionale, apo të ardhura tjera që nuk mjaftojnë. A mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjitha familjet në gjendje të rëndë ekonomike, mirëpo vlerësimi se kush mund të përfitojë pastaj bëhet nga komisionet përkatëse. Vlerësimi merr për bazë të ardhurat e familjes si dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme. Procesi i verifikimit përfshin edhe vizitat tek familja nga ana e komisionit vlerësues, për të parë nga afër gjendjen ekonomike të familjes. Dhe vetëm pasi të jenë plotësuar kriteret, dhe vërtetohet gjendja e rëndë ekonomike, përcaktohen përfituesit nga kjo skemë.

Dikush më ka thënë që nga kjo skemë mund të përfitojnë të gjitha familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç. A është e vërtetë kjo dhe a duhet të aplikoj?

Shtesat për fëmijë 0-16 vjeç janë skemë e veçantë, që paguhet me rregull çdo muaj, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes. Ndërsa skema e pilotimit të asistencës sociale nuk ka të bëjë me shtesat për fëmijë, dhe bazohet kryekëput në gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kur përzgjedhen përfituesit. Andaj nëse mendoni që nuk i takoni kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike, nuk tekomandohet të aplikoni sepse gjasat janë të larta që nuk përmbushni kriteret për të përfituar nga kjo skemë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

Nesër fillon `Java Kundër Korrupsionit 2025`

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

TAGGED: #Hekuran Murati, #Pilotimi i Skemës së Asistencës Sociale
Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

KE i FFK-së emëron ekipin drejtues të Kombëtares së Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
Të shtënat në tregun e Bangkokut lënë disa të vdekur. Videoja e sulmuesit të dyshuar bëhet virale
Kurti ngushëllon familjen e veprimtarit Ilmi Ramadani
Naomi u shfaq në Kanë me një fustan 28-vjeçar: Të gjithë ranë dakord se ajo sot duket më mirë se në vitin 1996.
BQK mirëpret delegacionin nga Banka e Italisë, flasin http://199.192.21.43/wp-admin/post-new.phppër bashkëpunim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?