By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tusk: Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tusk: Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë
Ballina 2Rajon / Botë

Tusk: Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 4:07 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Polonia do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në fillim të javës së ardhshme, pasi një ushtar polak u plagos rëndë në kufi, tha të mërkurën kryeministri polak Donald Tusk.

Kufiri mes këtyre dy vendeve ka qenë pikë e nxehtë prej se emigrantët filluan të mblidhen atje më 2021, pasi Bjellorusia, aleatja e Rusisë, hapi agjenci udhëtimi në Lindjen e Mesme për ta mundësuar një rrugë të re jozyrtare për në Evropë.

Bashkimi Evropian kishte thënë se ai vendim kishte për qëllim krijimin e një krize.

Bjellorusia i ka hedhur poshtë akuzat se po i ndihmon emigrantët të shkojnë drejt kufirit polak.

“Ne u udhëzuam ta kthejmë shpejt zonën neutrale, 200 metra të gjatë, në këtë zonë… ne jemi të gatshëm ta marrin një vendim të tillë në fillim të javës së ardhshme”, tha Tusk në një konferencë për media në afërsi të kufirit.

Në javët e fundit është rritur numri i emigrantëve që kanë tentuar ta kalojnë jashtëligjshëm kufirin, ndërsa rojet kufitare kanë raportuar për një numër incidentesh të dhunshme.

Të martën, një ushtar polak u ther në kufi dhe si pasojë e plagëve të rënda, jeta e tij është në rrezik.

“Nuk kemi të bëjmë me azilkërkues këtu, por me një operacion të koordinuar dhe shumë të kujdesshëm për ta thyer kufirin polak, në përpjekje për ta destabilizuar vendin”, tha Tusk.

Polonia synon t’i shpenzojë 2.55 miliardë dollarë për forcimin e kufirit me Bjellorusinë.

Ministri i Mbrojtjes polak, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia është e gatshme ta rrisë numrin e trupave në kufi nga 5.500 sa ka tani, por nuk tregoi se sa saktësisht.

Zona neutrale ishte krijuar në vitin 2021 nga qeveria e kaluar e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Në atë kohë, avokues për të drejtat e njeriut dhe pjesëtarët e partisë së Tuskut Koalicioni Civil, e kishin kritikuar vendimin, duke thënë se zona neutrale do t’i pengonte përpjekjet e punëtorëve humanitarë për t’i ndihmuar emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, të ngecur në kufi.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky nuk i lejohet ti drejtohet shikuesve të Eurovizionit

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Ministria e Drejtësisë: Ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore
Agjencia Kosovare e Privatizimit hapi ofertat e shitjeve
Ngjarjet e datës 15 prill
Avokati i Azem Kurtajt, tregon si ndodhi ngjarja në Shtërpcë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?