By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken: Uashingtoni i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken: Uashingtoni i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve amerikane
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken: Uashingtoni i miratoi Ukrainës përdorimin e armëve amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 6:23 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se Uashingtoni miratoi përdorimin e armëve amerikane brenda Rusisë nga Ukraina, e cila sipas tij do të bëhet një ditë anëtare e NATO-s.

Ai i bëri këto komente në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake perëndimore, të cilët diskutuan të premten në Pragë përgatitjet për takimin e udhëheqësve të NATO-s në muajin korrik në Uashington, ndërsa aleanca po shton mbështetjen për Ukrainën dhe vendet anëtare po heqin kufizimet për mënyrën se si Kievi mund të përdorë armatimet perëndimore për të luftuar kundër agresionit rus.

“Javët e fundit, Ukraina erdhi te ne dhe kërkoi autorizimin për të përdorur armët që ne po ofrojmë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po grumbullohen në anën ruse të kufirit dhe më pas sulmojnë Ukrainën. Kërkesa shkoi drejt te presidenti Joe Biden dhe siç e keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve tona për këtë qëllim”, tha sekretari Blinken.

Një numër ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë ata nga Gjermania, Holanda, Finlanda e Polonia mbështetën një mundësi të tillë, duke nënvizuar atë që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti të drejtën e Ukrainës për për të mbrojtur veten nga sulmet ruse.

Sekretari Stoltenberg iu kundërvu paralajmërimeve nga Kremlini se lejimi i përdorimit të armëve perëndimore në tokën ruse vetëm sa do të përshkallëzojë konfliktin.

“Vetëmbrojtja nuk është përshkallëzim. Vetëmbrojtja është një e drejtë themelore. Ajo është e sanksionuar në Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha Stoltenberg.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk deshi të jap hollësi rreth heqjes së kufizimeve mbi përdorimin e armatimeve perëndimore, por theksoi se furnizimi i ngadaltë me ndihma ushtarake për vendin e tij ishte “armiku kryesor sot”.

Sekretari Stoltenberg vuri theksin te vazhdimi i mbështetjes afatgjatë për Ukrainën.

“Që nga agresioni i Rusisë në vitin 2022, aleatët i kanë ofruar Ukrainës çdo vit mbështetje ushtarake me vlerë prej rreth 40 miliardë eurosh. Ne duhet të mbajmë të paktën këtë shkallë mbështetjeje çdo vit, për aq kohë sa është e nevojshme. Unë kam propozuar gjithashtu që aleatët ta ndajnë këtë barrë në mënyrë të barabartë”, tha sekretari i NATO-s, duke theksuar ndërkaq se aleatët pajtohen që e ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe janë të vendosur ta shkurtojnë rrugën e këtij anëtarësimi.

“Qëllimi ynë tani është të vendosim urën për ta sjellë Ukrainën më afër dhe më pas përfundimisht në NATO. Dhe është një urë që unë mendoj se do ta shihni të shfaqet në takimin e Uashingtonit që është shumë e fortë, shumë mirë e ndriçuar. Do të ketë një paketë të fuqishme mbështetjeje për Ukrainën në atë takim, një paketë që forcon bashkëpunimin dhe mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, që çon përpara integrimin e Ukrainës në NATO”, tha ndërkaq sekretari amerikan i Shtetit.

Por jo të gjithë aleatët e NATO-s pajtohen me rrugët e ndihmës për Ukrainën. Italia tha se e ka të ndaluar me kushtetutë të lejojë Kievin të përdorë armët e dhuruara prej saj jashtë Ukrainës.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se planet e tilla “e afrojnë Evropën më pranë shkatërrimit”.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

TAGGED: #Antony Blinken, #Armatim, #Caqet ruse, #ShBA, #Ukrainë
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Kosova Times Kosova Times June 8, 2025
Abdixhiku në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve: Zbardhja e fatit të 1617 personave të zhdukur mbetet prioritet kombëtar
Horoskopi ditor për datën 6 janar
Hamza në Prishtinë: E kemi fokusin që të zhvillohet ekonomia
Distria Krasniqi shpallet kampione evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?