By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”
August 24, 2025
Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa
August 24, 2025
Lukashenko e “uroi” në mënyrë cinike Ukrainën për Ditën e Pavarësisë
August 24, 2025
Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për herë të parë, provimi i maturës duhet të paraqitet online
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për herë të parë, provimi i maturës duhet të paraqitet online
Ballina 1Lajme

Për herë të parë, provimi i maturës duhet të paraqitet online

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 9:18 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Enea dhe Ariona, nxënëse të gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, numërojnë ditët kur do të përshëndeten me shoqet e shokët e shkollës së mesme. Paralelisht, po bëhen gati për paraqitjen e provimit për maturën shtetërore. Për herë të parë, kjo do të bëhet online.

“Po jemi informuar si nxënës i kësaj shkolle që aplikimi i testit të maturës kemi me bë në e-Kosova. Ka qenë një lloj shlirimi për neve se nuk e kemi pasur stresin me shku me apliku fizikisht dhe me qenë më të qetë për me u përgatit për test. Kjo ka qenë një anë pozitive që na ka ndihmu për aplikimin e testit të maturës. Nuk kam apliku ende, por e di që kanë fillu aplikimet dhe po e marrim pak më shtruar”, ka thënë nxënësja Enea Kulingja.

Kurse nxënësja Ariona Pacolli, ka thënë se aplikimi online është një mënyrë më e mirë dhe më e lehtë për shkak se kanë më pak stres dhe më shumë vëmendje besoj.

Por, drejtuesit e kësaj shkolle thonë se aplikimi online është i vonuar dhe i komplikuar.

“Jo nuk kemi qenë të njoftuar. Ministria e Arsimit ka marrë vendim tani. Unë besoj që kjo është shumë më e komplikuar. Ne më parë i kemi pas kujdestar të klasëve në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, i kemi përcjell listat. Tash është pothuajse dy fish punë për shkak se ata aplikojnë online, gabojnë, nuk dinë me u orientu, do të thotë ka me qenë më problem sesa që ka qenë më herët”, ka thënë Haxh Metaj, drejtor i shkollës së mesme “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Nga Ministria e Arsimit deklarojnë se përgatitjet për këtë platformë kanë filluar që nga viti i kaluar.

“Mirëpo shkollat, nxënësit ndoshta mund të thuash me vonesë e kanë marrë informatën se do të jetë online, mirëpo paraqitja e maturës është me kohë”, ka thënë Fatmir Elezi, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim

Ata thonë se nxënësit duhet të hapin një llogari në e-Kosova, pastaj të paraqesin provimin e maturës, ku afati zyrtarisht fillon nga 1 deri më 11 qershor. Më 22 qershor, kur është edhe dita e provimit, nxënësit janë të obliguar të kenë më vete letërnjoftimin, përderisa ata që posedojnë telefon, do të përjashtohen nga testimi.

Deri tani mbi 5 mijë nxënës e kanë paraqitur provimin e maturës, prej 23 mijë sa janë gjithsejtë.

You Might Also Like

Haxhiu quan vendim skandaloz atë të PZAP për ta certifikuar Listën Serbe

Murati: Ndryshuam kandidatin, opozita me arsyetime për zvarritje kohe

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

Mustafa, Gërvallës:I lartësoj heronjtë, nuk i shndërroj në monedha politikë

Kadrijaj: Duhet konsultim mes grupeve, Basha u propozua qëllimshëm

TAGGED: #e Kosova, #Online, #Paraqitja, #Provimi i maturës
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit

Kosova Times Kosova Times March 2, 2024
Raportuesi i PE-së, Tonino Piculla: Serbia në gjendje të jashtëzakonshme
Tifozët e Trabzonspor sulmojnë lojtarët e Fenerbahce
Një helikopter që fluturonte nga Beogradi për në…
Numër i madh i armëve ilegale, fushatat e legalizimit pa efekt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?