By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 10:41 AM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

ShBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë.

Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë. Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz, në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë.

Baerbock: Vetëm e drejta ndërkombëtare është limiti

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi për këtë në samitin në Pragë, se ajo e quan të gabuar këtë diskutim. Bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga sulmi i Rusisë. “E drejta ndërkombëtare ka qenë e qartë nga fillimi. Ajo bën të qartë, se mund t’i zmbrapsësh sulmet.” Nuk bëhet fjalë, nëse dhe si armët perëndimore nga Ukraina të përdoren në Rusi.

Ekspertët janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe ta bëjë këtë pa kufizime rajonale për pjesë të caktuara të frontit. Baerbock la të kuptohej, se ka ujdi për këtë me Ukrainën, por për përmbajtjen e tyre nuk mund të flitet publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se Ukraina po vepron sipas Kartës së OKB-së. Shtetet e NATO-s e kanë të drejtën të ndihmojnë Ukrainën në vetëmbrojtje me të gjitha mjetet. Stoltenberg i hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë.

ShBA: Përshtatje e situatës me betejën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se duhet bërë përshtatja e situatës me betejën. Sulmet ruse në zonën e Kharkivit duhet të zmbrapsen nga Ukraina. Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë, me të cilat nga rajoni i Kharkivit do të mund të goditet me një rreze veprimi 40-60 km në brendësi të Rusisë dhe të luftohen pozicione ruse dhe depo armatimi. Nuk është thënë, se cilat janë armë janë të stacionuar në këtë zonë.

Eksperti, Ondrej Dityrch nga Instituti i BE për Studimet e Sigurisë, tha në bisedë me DW, se zhvillimi i tanishëm është përgjigja e duhur për gjendjen aktuale në betejën në Kharkiv. “Natyrisht edhe këtu duhet të gjesh një balancë të vështirë. Por unë shoh një transformim, sepse shumë shtete tani thonë, nuk ka kufizim tjetër veç të drejtës ndërkombëtare. Pa kushte të tjera ne nuk e detyrojmë më Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas kurrizi.”

Përdorimi i raketave me rreze më të gjatë veprimi nga prodhimi amerikan dhe britanik nuk lejtohet edhe më tej. Ministrja Baerbock nuk u përgjigj konkretisht, nëse me sistemet gjermane Patriot për mbrojtjen raketore mund të qëllohet në hapësirën ajrore ruse.

Ushtarë perëndimorë në Ukrainë?

Ministrat e NATO-s u konsultuan edhe për mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë perëndimorë në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tha, se javën që vjen do të bëhen të ditura plane konkrete për këtë. Në NATO konsiderohet si një sekret i hapur, se ushtarë francezë dhe britanikë ndihmojnë në shërbimin dhe programimin e raketave, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Por asnjë vend i NATO-s nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vend anëtar i NATO-s e kritikoi aleancën, se me angazhimin e shtuar në Ukrainë po rrezikon një luftë botërore në vend që të mbrojë anëtarët e saj. Planet e aleancës të kujtojnë një zjarrfikës që përpiqet të shuajë një zjarr me flakëhedhës, kjo është absurde, tha Orban, që ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin.

Eksperti çek i sigurisë, Ondrej Ditrych nuk shikon ndonjë rrezik të madh shkallëzimi, “Ka një lloj ambivalence perëndimore në lidhje me thyerjen e mundshëm të frontit të trupave ruse në Ukrainë. Nuk besoj, se rreziku i përshkallëzimit qëndron tek gjërat për të cilat mendohet aktualisht”. Në Pragë ministrat e Jashtëm të NATO-s u konsultuan edhe për një paketë të re ndihme financiare për Ukrainën. Për të ardhmen e NATO-s, shpërndarjen e barrës financiare si edhe marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën do të diskutohet në samitin e NATO-s në Uashington në mes të korrikut, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të aleancës.

You Might Also Like

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

BE, shteteve anëtare: Zbatoni Aktin e Lirisë së Medias

TAGGED: #Annalena Baerbock, #Armatim, #NATO, #Ukrainë, Pa kufizim
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthim shkatërrues në Rusinë jugore, të paktën 27 të vdekur

Kosova Times Kosova Times August 15, 2023
Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri britanik, Tony Blair: Të gjithë e dinim se fundi i tij po afrohej
Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin
Gazetari i RTSH ngjall revoltë në rrjet, shfaqet me flamurin e Serbisë në transmetim
Motra e Melania Trump publikoi fotot e saj nga e kaluara – rrjetet në flakë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?