By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fëmijët e pakicave etnike shfaqin talentet për ditën e 1 Qershorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fëmijët e pakicave etnike shfaqin talentet për ditën e 1 Qershorit
Ballina 1Lajme

Fëmijët e pakicave etnike shfaqin talentet për ditën e 1 Qershorit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 3:18 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Me dy fëmijë përkrah e njërin në një karrocë, Igballe Halimi nga Fushë Kosova bëri rreth dy kilometra rrugë në këmbë të shtunën e 1 qershorit.

Fytyra, që fillimisht ishte djersitur nga ecja në këmbë në një ditë me diell, me vonë u përshkua nga lotët e gëzimit që përjetoi kur pa vajzën e saj teksa recitonte një vjershë.

“Kam ardhur vetëm për të. Jam shumë krenare. Kur e pashë në mesin e fëmijëve të tjerë, duke luajtur e vallëzuar, m’u mbushën sytë me lot”, thotë Halimi për Radion Evropa e Lirë.

Igballe Halimi, duke shikuar shfaqjen e fëmijëve.
Igballe Halimi, duke shikuar shfaqjen e fëmijëve.

Ajo qëndroi në këmbë gjatë gjithë programit që ishte përgatitur nga organizata The Ideas Partnership (TIP), që ka një numër të programeve me fokus kryesor te fëmijët e komuniteteve minoritare në Kosovë.

Për 1 Qershor, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, kjo organizatë bëri një shfaqje artistike dhe disa eksperimente shkencore me fëmijët që vijojnë programet e TIP-it.

Fillimisht, fëmijët recituan disa vjersha, kënduan këngë e vallëzuan.

Më vonë, ata dhe prindërit e tyre, pikturuan së bashku mbi një copë pëlhure.

Si pjesë e programit, fëmijët bënë edhe disa eksperimente shkencore me produkte shtëpiake si vaj, ujë, ngjyra ushqimore e sodë pluhur.

Njëra nga edukatoret në TIP, Edona Kurtaj, tregon se fëmijët fillimisht nuk e kishin ditur se çfarë kuptimi kishte dita e 1 Qershorit, por thotë se më vonë ata shfaqën interesim të madh për të marrë pjesë.

“Ne si organizatë kemi dashur që fëmijët me të cilët punojmë, të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, ta dinë vlerën e ditës së tyre, 1 Qershorit, dhe që këta fëmijë ta shohin botën me ngjyra”, thotë ajo për REL-in.

Edona Kurtaj, edukatore në qendrën The Ideas Partnership.
Edona Kurtaj, edukatore në qendrën The Ideas Partnership.

Fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me probleme të ndryshme, për të cilat aktivistë thonë se burojnë nga diskriminimi që përjetojnë shkaku i etnisë.

Ndër problemet e ndryshme socio-ekonomike janë kushtet e vështira financiare, rastet e martesave të hershme dhe braktisjes së shkollave, si dhe daljes në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Sipas të dhënave të publikuara në një raport të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në shkurt të këtij viti, rreth 14 për qind e vajzave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk shkojnë në shkollë të mesme, ndërsa rreth katër për qind nuk e vazhdojnë shkollimin fare përtej klasës së pestë.

Kurtaj, 22-vjeçare nga Peja, ka katër vjet që kontribuon në TIP. Ajo fillimisht ishte e angazhuar si vullnetare, ndërsa tani është punësuar aty. Kurtaj thotë se në TIP ka gjetur një lumturi që nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.

“Nëse njëmend do të ndihesh e përmbushur shpirtërisht dhe të ndihesh në paqe me veten, duhet të punosh me këta fëmijë, sepse e mëson se si është të të dojë dikush pa asnjë kusht”, thotë Kurtaj.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

TAGGED: #1 qershori, #Dita e fëmijëve, #Fëmijët e pakicave, #Shfaqin talentet
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Juventus hakmerret ndaj Milan për finalen e Superkupës

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
I shpallur i vdekur, një burrë zgjohet para se t’i merren organet
14-vjeçarja përdhunohet në stacionin e autobusit në Bolzano
Është e qartë se kush është shefi: Si e bindi Melania -Trumpin të ndryshojë mendje për Putinin
Haaland i mungon Cityt në FA Cup
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?