By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”
January 1, 2026
ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve
Ballina 1Lajme

Lansohet platforma për monitorimin e të drejtave të fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 5:56 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është lansuar Platforma për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.

UNICEF-i në Kosovë, njofton se platforma është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

Për këtë qëllim, UNICEF-i thotë se platforma ofron të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe përshkrime të angazhimit institucional për të përmirësuar jetën e fëmijëve.

Këto u thanë gjatë një takimi të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të kryesuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë.

“Është arritur shumë në lidhje me realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, por mbetet shumë e rëndësishme që qeveria të vazhdojë të ketë vëmendjen dhe të zotohet për fëmijët më të cenueshëm dhe të përjashtuar, në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuara. Në ditën e fëmijëve, UNICEF-i i bën thirrje Qeverisë që ta finalizojë dhe aprovojë Projektligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky ligj e ka mbështetjen e plotë të UNICEF-it, mbështetjen e të gjitha agjencive të OKB-së dhe mbështetjen e shumicës së organizatave të shoqërisë civile që punojnë me persona me aftësi të kufizuara”, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Gjithashtu theksohet se pjesmarrës në takim kanë qenë fëmijët, të cilët patën mundësinë t’i ndajnë kërkesat e tyre kryesore për realizimin e të drejtave të tyre me zëvendësministrat e ministrive të linjës, përfaqësuesit nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit, Benjamin Fisher, Drejtoreshën e KOMF, Donjeta Kelmendi, dhe organizata të ndryshme për mbrojtjen e fëmijëve.

Në njoftim u tha se tridhjetë e katër komunat kanë krijuar Ekipet për të Drejtat e Fëmijëve të udhëhequra nga kryetarët e komunave, një përpjekje për bashkëpunim e iniciuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Përveç kësaj, me mbështetjen e UNICEF-it, u tha se në tetë komunat, kuvendet komunale kanë zhvilluar dhe miratuar Planet e Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve. Këto plane ofrojnë udhëzim strategjik, ndërhyrje dhe burime për shërbime komunale cilësore dhe gjithëpërfshirëse që mbështesin mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

UNICEF-i në njoftimin thotë se në ditën ndërkombëtare të fëmijëve është gjithashtu e rëndësishme që të theksohet nevoja për adresimin e krizave globale të shkaktuara nga ndryshimi klimatik, ndotja mjedisore dhe humbja e biodiversitetit pasi që fëmijët janë më të cenueshmit dhe meritojnë të mbështeten me lëvizje globale që janë të fokusuara në parandalimin e ngrohjes së mëtejshme globale dhe zbutjen e efekteve më të rënda të tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

TAGGED: #1 qershori, #Dita e fëmijëve, #Monitorim, #Platforma, #Të drejtat e fëmijëve, UNICEF
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

PDK: Ndërhyrja e Qeverisë nuk mund të heshtë aferat korruptive

Kosova Times Kosova Times July 9, 2023
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”
Kalaja e Gjirokastrës, mbi 260 mijë vizitorë gjatë vitit 2024
Rusia filloi të rekrutojë emigrantë të paligjshëm për luftë
Kuvendi miratoi deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?