By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori
Ballina 2Sport

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 11:05 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Real Madridi e ka fituar trofeun e 15-të të garës më të çmuar për klube në Evropë. 

Të shtunën në “Wembleyn” ikonik, madrilenët fituan në finalen e nëntë rresht nga po aq sa i kanë zhvilluar prejse gara mori emrin Liga e Kampionëve.

Real Madridi mposhti Dortmundin me rezultatin 2:0, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë, Dortmundi shfaqi më shumë por nuk shënoi gol.

Me të nisur pjesa e dytë, madrilenët shfaqën fytyrë tjetër dhe arritën t’i shënonin dy gola.

Dani Carvajal në minutën e 74-t e shënoi golin e parë me kokë pas harkimit të Toni Kroosit, ndërsa Vinicius Junior me asistim të Jude Bellinghamit, e vendosi rezultatin final të takimit.

Nicklas Fullkrug shënoi për Dortmundin në minutën e 85-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Fullkrug e qëlloi edhe shtyllën në pjesën e parë.

Për Real Madridin kompletohet një tjetër edicion i suksesshëm, pas triumfit në La Liga për herën e 36-të.

Dortmundi i kaloi pritshmëritë në këtë edicion të Championsit dhe u paraqit në finale, por i mungoi freskia në momentet vendimtare.

Për Toni Kroosin ishte ndeshja e fundit në nivel klubesh pasi ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv, pas “Euro 2024”.

Ai ka gjashtë trofe të fituar në Ligën e Kampionëve.

Edhe te Dortmundi ndeshjen e fundit e zhvilloi Marco Reus, pas më shumë se një dekade.

Reus humbi edhe në finale të Championsit në vitin 2013 me Dortmundin, nga Bayern Munichu.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian ka pesë trofe të Championsit në total.

Tri prej tyre i ka fituar me Real Madridin, ndërsa dy herë ka triumfuar me Milanin.

Bob Paisley, Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola mbeten me tri trofe të fituar në Champions.

You Might Also Like

Tovërlani rikthehet te Prishtina si trajner i ri

Sulm masiv me dron ndaj Rusisë, ka të vdekur dhe të plagosur

FFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve, vlerësohen për sakrificën

Zyrtare: Prishtina dhe Arsim Thaqi ndajnë rrugët

Rusia dhe arkitektura e ndëshkimit politik: nga rasti Vuçiç te paralelja me Armeninë dhe debati mbi “Sarajevo Safari”

TAGGED: #Borussia Dortmund, #Real Madrid, Liga e Kampionëve
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kadeti i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në `West Point`, në SHBA

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Kelmendi me ekspertë amerikan të FMCS-së flasin për ndërmjetësim
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë
Abdixhiku: LDK e vlerëson si të pamundur bashkëpunimin me LVV-në
Kur shteti pret, e liderët i ikin përgjegjësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?