By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit, rasti nën hetime
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 8:16 AM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje kornizë për ndërprerjen e luftës në Gazë – e cila tani po çohet përpara nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden – ndonëse, sipas tij, ajo ka të meta dhe do ende punë.

Në një intervistë dhënë gazetës britanike, Sunday Times, Ophir Falk, këshilltar kryesor i Netanyahut për politikë të jashtme, tha se propozimi i Bidenit është “një marrëveshje për të cilën ramë dakord – nuk është një marrëveshje e mirë, por duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë prej tyre”.

“Janë shumë detaje për t’u përpunuar”, tha ai, duke shtuar se kushtet izraelite, përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale”, nuk kanë ndryshuar.

Izraeli nisi fushatën e ashpër të sulmeve në Gazë, tetorin e kaluar, pasi Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi i pari tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë.

Në Gazën që kontrollohet nga Hamasi, bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore vranë mbi 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se nëse Hamasi bie dakord me marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë atë.

“Ky ishte një propozim nga Izraeli. Pritjet tona janë që nëse Hamasi pajtohet me të, atëherë edhe Izraeli do të thotë po”, tha Kirby në një intervistë për rrjetin televiziv, ABC News.

Në fund të javës së kaluar, presidenti Biden dha hollësi për planin me tri faza, i cili, siç theksoi, është një plan i Qeverisë së Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

Faza e parë, tha ai, do të përfshinte armëpushimin dhe lirimin e një numri të personave që po mbahen peng.

Faza e dytë, ndërkaq, do të përfshinte lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura gjallë, dhe e treta tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga Gaza.

Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden.

“Fjalimi i Bidenit përfshinte ide pozitive, por ne duam që propozimi të materializohet brenda kornizave të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila i plotëson edhe kërkesat tona”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, për rrjetin Al Jazeera.

Hamasi kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, se do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, se do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës.

Këto zhvillime ndodhën derisa në Rafah të Gazës pati sulme intensive gjatë fundjavës.

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të 36 strehimoret e saj në zonën e Rafahut janë boshe, pasi banorët u detyruan të largoheshin.

Mbi 1.7 milion njerëz të tjerë vlerësohet të jenë të zhvendosur në Kan Jonis dhe pjesë të Gazës qendrore.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

TAGGED: #Gazë, #Izrael, #ShBA, Plani i paqes
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu

Kosova Times Kosova Times April 12, 2025
Aktivizimi i nenit 5 afër?! Zbatimi i saj nënkupton lufte me Rusinë
Fotoja e parë e Princeshës së Uellsit: Kate Middleton pas operacionit të janarit (FOTO)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
Horoskopi ditor për 8 gusht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?