By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bloomberg raportoi për besimin e Putinit në pushtimin e 4 rajoneve të Ukrainës
May 19, 2025
Harris: Biden është luftëtar, do ta përballojë këtë sfidë
May 19, 2025
Australiani mbijetoi pesë vjet burg në Kinë: “Po çmendesh”
May 19, 2025
Zhduket një person në Prizren
May 19, 2025
Haradinaj:Tahiri e Topalli, intelektualë që u flijuan për lirinë e Kosovës
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”
Ballina 2Rajon / Botë

“Mënyra e formimit të Qeverisë nga partitë fituese, të definohet me norma juridike”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 5:59 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Formimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, duhet të zgjidhet me norma juridike përmes ndryshimit të Kushtetutës apo akteve tjera ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës.

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni shqiptar VLEN, por Fronti Evropian që kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka thënë të dielën se kjo qeveri do të jetë “monoetnike”, pasi sipas Frontit, “koalicioni VLEN nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve”.

Në zgjedhjet e 8 majit, Fronti Evropian ka fituar 18 deputetë, ndërsa 14 koalicioni VLEN.

Partitë e Frontit Evropian, që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në deklaratën e miratuar tërhoqën vërejtjen për “rrezikimin e demokracisë konsensuale sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut” duke kërkuar që qeveria e re të ketë për bazë vullnetin e shprehur në zgjedhje nga dy komunitetet më të mëdha në vend.

Drejtuesit e koalicionit VLEN thonë se BDI-ja nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare, pasi pjesë e Frontit Evropian ishin edhe katër parti të etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut që fituan vota në emër të koalicionit në zgjedhjet parlamentare.

Profesori Mersim Maksuti, thotë se në rrethanat aktuale është vështirë të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve, në veçanti, siç thotë ai, kur të merret në konsideratë fakti se Fronti Evropian ishte një bashkim partish të komuniteteve të ndryshme.

“Çështja e legjitimitetit duhet parë realisht se ku gjendet, a është te tabori i Frontit Evropian apo është tek opozita pasi është një çështje që nuk dihet saktësisht. Fronti Evropian pretendon se e ka legjitimitetin, por mund të dalë e kundërta dhe legjitimiteti të jetë tek opozita për arsye se ata janë Front shumetnik, gjë që nuk jam kundër asaj, por nuk mundesh në emër të të gjitha bashkësive etnike të thuash se je legjitim në këtë vend. Pra, legjitimiteti është një çështje e diskutueshme”, vlerëson Maksuti.

Ai thotë se përgjegjëse për moszgjidhjen e kësaj çështjeje me Kushtetutë apo forma tjera juridike janë partitë shqiptare, në veçanti BDI-ja, e cila për 22 vjet qeverisjeje, sipas tij, “nuk e ngriti zërin mbi nevojën e rregullimit të kësaj çështjeje”.

“Ajo [BDI-ja] asnjëherë nuk e ka shtruar seriozisht rregullimin e kësaj çështjeje në aspektin juridik, qoftë me Kushtetutë apo në ndonjë formë tjetër. Në rregull është qasja e saj kritike, por ajo vetë me gjithë atë pushtet që kishte, asnjëherë nuk ka treguar vullnet dhe guxim për ta shtruar këtë problem për zgjidhje juridike”, konsideron profesori Maksuti, duke theksuar nevojën e domosdoshme për definimin me ligj apo Kushtetutë se cilat parti e formojnë Qeverinë e re.

“Maqedonia e Veriut, deshëm apo nuk deshëm po ec rrugës së ndërtimit të një shteti binacional. Pra, shqiptarët paraqiten si element i pashmangshëm demografik që ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin dhe konsolidimin e organeve shtetërore, prandaj kjo është një çështje që patjetër një ditë duhet të marrë zgjidhje juridike”, thotë Maksuti.

Kushtetuta aktuale e Maqedonisë së Veriut thekson se mandatin për formimin e Qeverisë së re e merr partia me numrin më të madh të mandateve të fituara në zgjedhje, dhe aty nuk përmendet nevoja që pjesë e qeverisë të jetë edhe partia fituese e zgjedhjeve te shqiptarët.

Këtë e ka theksuar edhe presidentja e shtetit, Gordana Silanovska-Davkova, e cila pjesëmarrjen e partive shqiptare në Qeveri e ka interpretuar si të “shëndetshme” për demokracinë, por jo edhe si domosdoshmëri kur të kihet parasysh fakti se partitë shqiptare në zgjedhje garojnë mes tyre.

“Nuk ka dy fitues të zgjedhjeve. Ka vetëm një fitues dhe ai zgjedh partnerët e koalicionit. Kuptohet se është e shëndetshme në aspektin politik, etnik, demokratik që në Qeveri të përfshihen edhe parti shqiptare. Këtë do ta bëjë mandatari ri, por shumicë është ai mandatar që pas vetes ka 61 deputetë”, ka thënë Davkova.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë të formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në, që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Por, ky rregull është prishur në vitin 2017 kur VMRO DPMNE-ja edhe pse kishte fituar zgjedhjet nuk arriti të formojë qeverinë, pasi partitë shqiptare u rreshtuan me Lidhjen Social Demokrate, e cila si parti e dytë, arriti të largojë nga pushteti VMRO-në që atë kohë drejtohej nga Nikolla Gruevski.

VMRO DPMNE-ja që para fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare më 8 maj, kishte deklaruar se pavarësisht rezultatit që mund të arrijë, BDI-ja do të kalojë në opozitë.

BDI-ja në vazhdimësi ka qenë në shënjestër të kritikave të VMRO DPMNE-së për përfshirje të zyrtarëve të saj në korrupsion dhe krim të organizuar.

You Might Also Like

Bloomberg raportoi për besimin e Putinit në pushtimin e 4 rajoneve të Ukrainës

Australiani mbijetoi pesë vjet burg në Kinë: “Po çmendesh”

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

TAGGED: #Maqedoni e Veriut, #Qeveria
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Maqedonia e Veriut rrezikohet nga një valë e re e rritjes së çmimeve

Kosova Times Kosova Times February 25, 2023
Ja pse serbët e mbështesin masivisht Putinin
OSBE bën thirrje për zbardhjen e fatit të të zhdukurve në Kosovë
Mënyra më e mirë dhe më e lehtë: Si të piqni gështenjat në mënyrë perfekte në furrë?
Haradinaj kërkon nga kryeministri Kurti zbatimin e planit franko-gjerman
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?