By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kërkon mbështetje në KS të OKB-së për armëpushimin në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja kërkon mbështetje në KS të OKB-së për armëpushimin në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon mbështetje në KS të OKB-së për armëpushimin në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 11:35 AM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta mbështesë planin trefazor, të shpallur nga presidenti Joe Biden, që synon t’i japë fund luftës gati tetëmujore në Gazë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se ShBA-ja shpërndau një projekt-rezolutë te 14 anëtarët e tjerë të Këshillit, për mbështetjen e përfundimit të konfliktit.

Konflikti ka nisur qysh tetorin e kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar papritur Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, ushtria izraelite është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë.

Sipas autoriteteve të Hamasit, që kontrollojnë këtë enklavë, mbi 36.000 njerëz janë vrarë deri më tash në sulmet izraelite.

Plani i shpallur nga Biden përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

“Shumë liderë dhe qeveri, përfshirë ato në rajon, e kanë miratuar këtë plan. Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit që t’iu bashkohet atyre në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshjeje – pa vonesa dhe pa kushte të tjera”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

Ministrat e Jashtëm të pesë vendeve kryesore arabe – Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Katarit dhe Egjiptit – kërkuan nga Izraeli dhe Hamasi që ta konsiderojnë propozimin e Bidenit “seriozisht dhe pozitivisht”.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.

Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, se do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, se do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës.

You Might Also Like

57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine

Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre

Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë

Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut

Trump dhe Zelenskyy folën në telefon. Sipas Axios, ata diskutuan transferimin e raketave Tomahawk në Ukrainë

TAGGED: #Armëpushim, #Gazë, #OKB, Linda Thomas-Greenfield
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Raportohet se Franca ka lëshuar fletarrestim kundër Assadit të Sirisë

Kosova Times Kosova Times November 15, 2023
Kurti: Buxheti i komunave për 2024 është mbi 740 milionë euro
Kurti u adresohet komuniteteve: Bashkëpunoni sa më shumë me ne
Aprovohet marrëveshja e ndërmjetësimit, hidhet aktakuza për grushtimet në Kuvend
Chelsea luan “tenis”, Palmer bën “poker” për të parakaluar “vikingun” Haaland
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?