By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Emërimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Emërimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta
Ballina 1Lajme

Emërimi i Joseph si emisar special mund të sjellë ndryshime të shpejta

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 1:48 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Pas propozimit të presidentit amerikan, Biden, për emërimin e një emisari për njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane, njohësit e çështjeve politike në Kosovë, thonë se kjo lëvizje do të përshpejtonte shumë çështje për sa i përket integrimit të Kosovës. Ata besojnë se mund të ketë njohje nga pesë vendet e BE-së, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të rrethanave gjeopolitike që janë krijuar në kontinentin evropian.

Profesori universitar, Dritëro Arifi, tha për Radio Kosovën se emërimi i emisarit amerikan është një sinjal edhe për qeverinë e Kosovës, që të lëvizë me asociacionin, pasi sipas tij, tani ShBA-ja duhet ta ketë në tavolinë një fakt shumë të rëndësishëm, që Kosova është e orientuar si për të drejtat e njeriut ashtu edhe për vizionin euroatlantik.

“Me këtë lëvizje do të ndryshonte i gjithë narracioni, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin Perëndimor. Besoj se mund të ketë njohje nga pesë vendet e BE-së, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të rrethanave gjeopolitike që janë krijuar në kontinentin evropian. Sot nuk mundet Spanja të jetë neutrale ndaj Kosovës, ku kontinenti evropian është në buzë të një lufte, dhe në një farë mënyre çdo neutralitet kundrejt Kosovës do të ishte favor për forcat destruktive jo vetëm në Ballkan, por edhe në BE. Nuk besoj njëherë që do të ketë njohje reciproke me Serbinë, por kjo do ta desfaktorizonte Serbinë skajshmërisht shumë. Pra, do ta bënte të parëndësishëm dialogun me Serbinë nëse kemi njohjen nga pesë vendet e BE-së. Kjo do ta detyronte Serbinë që ta ri-mendojë komplet politikën e vet, jo vetëm karshi Kosovës, por edhe karshi perëndimit”, ka thënë Arifi.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, tha për Radio Kosovën se lëvizja e Amerikës është e mirëpritur dhe se kjo do të ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane, duke i dhënë një shtytje që të angazhohet për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Është pozitive dhe shpresoj që do të ndodhë diçka. Me tepër se e kuptoj si lobizim të njohjes së Kosovës, pra ndoshta drejtpërdrejt si kërkesë unike dhe të vetme që pa kushte të njihet Kosova nga pesëshja evropiane. Të shpresojmë që Biden të arrijë qëllimin, që në fund të mandatit të tij, së paku brenda këtij viti të ndodhin këto njohje. Ndërsa, për sa i përket relacionit Kosovë-Serbi, kërkesa elementare e ndërkombëtarëve është që Kosova të themelojë Asociacioni dhe përmes tij zgjidhen çështjet”, ka thënë Burjani.

Presidenti Biden, në pjesën kushtuar rolit të ShBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, propozoi gjithashtu se paralelisht me emërimin e një të dërguari të posaçëm për njohjen e Kosovës, administrata e Bidenit duhet t’i sanksionojë liderët në Shqipëri dhe Kosovë që promovojnë ndonjë ‘unifikim’ të këtyre dy vendeve të pavarura.

Emisari Special për njohjen e Kosovës mund të punojë gjithashtu me ambasadorët e ShBA-së dhe BE-së në vendet që janë bindur nga Serbia për të hequr njohjen e Kosovës.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

TAGGED: #Blerim Burjani, #Dritëro Arifi, #Edward P.Jospeh, #Emisar për njohjen e Kosovës, #Pesëshja evropiane
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Neymar: Vinicius Jr e meriton “Topin e Artë”

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
UEFA: Ishte autogol
Gërvalla merr pjesë në `Forumin e Diplomacisë së Antalisë`
Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup
Kavajë: Mbyten në det babai me dy djemtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?