By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme
November 2, 2025
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grushtohet nga moshatarët një i mitur në Fushë Kosovë, flet prindi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Grushtohet nga moshatarët një i mitur në Fushë Kosovë, flet prindi
Ballina 1Lajme

Grushtohet nga moshatarët një i mitur në Fushë Kosovë, flet prindi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 9:18 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Një prind nga Fushë Kosova është ankuar se para disa ditësh, disa persona të mitur ia kanë rrahur djalin. Sipas tij, ata i xhirojnë rrahjet dhe i publikojnë ato në rrjete sociale. Prindi thotë se fëmijës së tij i janë shkaktuar lëndime në fytyrë, ndërsa rasti është identifikuar nga policia, e cila nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.

Ky nuk është rasti i vetëm që ky adoleshent rrah persona, ku xhirohet nga të tjerët për t’i publikuar ato në rrjete sociale. Kjo video, e siguruar nga RTK, e që mendohet se është bërë në Fushë-Kosovë, shpërfaq dhunën e të miturve që e përdorin ndaj moshatarëve të tyre.

Dhunë ishte ushtruar edhe në fillim të qershorit edhe ndaj një 12 vjeçari në Uglar të Fushë-Kosovës, ku i kishin shkaktuar lëndime në fytyrë. Prindi, i cili nuk do të identifikohet për shkak të sigurisë së fëmijës, tregon për RTK-në se si i është rrahur djali.

“Me datë 1 qershor, rreth orës 14, djali jem duke qëndru para mahallës, tek hyrja te banesa ku jetojmë, ka dal me shokët e vetë, sikur zakonisht qysh del me nejt, kanë ardh 5 veta prej lagjeve të ndryshme jo aty ku jetojmë ne, me telefon kanë xhiru e kanë grushtu djalin. 5 veta kanë qenë ku dy prej tyre e kanë goditë me grushta”, tha prindi i cili preferoi të mbetet anonym.

“Momentin që kam dal posht hyrjes, e kam gjetë djalin e përgjakur, syrin e ajun dhe nofullën e varme. Kam qenë jashtëzkonisht i shqetësuar, kam shiqu ku janë nuk i kam gjetë dhe cfarë kam bë, fillimisht e kam  thirrë policinë”, shtoi ai.

Ai thotë se për rrahjen e djalit ka hapur rast në Polici, por deri tani nuk e di se çfarë procedurash janë zhvilluar.

“Ia kam tregu edhe videon që është një video që është duke qarkullu që nuk është fëmiu im, por sulmuesi duke e goditur një fëmijë tjetër”, deklaroi prindi.

Në Polici e konfirmojnë se i kanë identifikuar personat e përfshirë në rast.

“Me datën 1 qershor 2024 është iniciuar një rast sulm në stacionin policor të Fushë Kosovës. Menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore, janë identifikuar  personat e përfshirë nё kёtё rast. Marrë parasysh moshën e personave të përfshirë, ky rast ёshtё duke u trajtuar nё bashkëpunim me Qendrën për punë sociale dhe prokurorin nga departamenti pёr tё mitur”, thanë nga policia.

Në polici nuk kanë treguar nëse ata persona janë të përfshirë në raste të tjera delikuente.

E nga Prokuroria i thanë RTK-së se me urdhër të Prokurorit të Departamentit për të Mitur, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulm”, ndaj një të dyshuari, i mitur, ndërsa për të miturin tjetër, meqë nuk e ka moshën për t’u përgjigjur penalisht, çështjen e tij po e trajton Qendra për Punë Sociale.

You Might Also Like

Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u mbuluan me lavdi të përjetshme

Qosja: Nano një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

TAGGED: #Fushë Kosovë, #Grushtohet nga moshatarët, #I mitur
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbahet takimi i Këshillit të Partneritetit Kosovë- Mbretëri e Bashkuar

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Ministri i BPZhR, Faton Peci po merr pjesë në takimin e lartë rajonal për sigurinë ushqimore
PSD: Letra e Gërvallës dërguar KiE-së duhet trajtuar seriozisht
Nikaj zgjedhet Sekretar i Rrjetit të Partive Liberale të Evropës Juglindore
Haradinaj: Masakra e Tusuzit dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?