By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PSD: Kosova ta njoh Palestinën si shtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PSD: Kosova ta njoh Palestinën si shtet
Lajme

PSD: Kosova ta njoh Palestinën si shtet

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 9:26 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje që Kosova ta njoh Palestinën si shtet. Në një komunikatë për media, ky subjekt politik ka thënë se lufta në Gaza po shkon drejt një gjenocidi.

“Konflikti në Gaza është një katastrofë që po shkon drejt gjenocidit. Janë rreth 36 mijë civilë të vrarë, më shumë se gjysma prej tyre fëmijë dhe pleq. Të gjallët janë nën gërmadha bombash, pa ujë, bukë, mjekë e ilaçe. Mbi 60 % e shtëpive janë shkatërruar, bashkë me tokën bujqësore dhe mjetet për peshkim. Një popull është i ekspozuar ndaj asgjësimit, nëse jo nga bombat, nga uria. Benjamin Netanyahu, gjithnjë e më shumë po i ngjan Millosheviqit. Atij i duhet lufta për ta ruajtur pushtetin. Ai është një autokrat që po izolohet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërkohë që të vërtetën mbi Gazën po ia fsheh popullit të tij. Për ta ruajtur pushtetin, nuk ka më mandat votash, ai qëndron në saje të gjakut dhe mizorive në Gaza”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Sipas PSD-së Netanayhut nuk i konvenon paqja sepse do të nënkuptonte fillimin e zgjidhjes mes dy shteteve.

“Kurse zgjidhja e tij për konfliktin është asgjësimi i Palestinës. Përpjekjet për armëpushim nuk duhet të jenë thjesht mohim i luftës. Duhet zhdukur shkaqet e luftës në mënyrë që ajo të mos përsëritet më. Në Palestinë si rrallëkund shihet aq qartë se paqja dhe liria janë e njëjta gjë. Paqja e përhershme është asgjë më pak se vetëvendosje për Palestinën. Pra, krijimi i kompaktësisë territoriale dhe njohja ndërkombëtare e shtetit”, vijon reagimi.

PSD-ja ka thënë se fushata e nisur nga Spanja, Norvegjia e Irlanda për ta njohur Palestinën si shtet duhet të fillojë edhe në Kosovë.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”, përfundon komunikata e PSD-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`

TAGGED: #Dardan Molliqaj, #Kosova, #Njohja, #Palestina, #PSD
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pjesa e rusëve që e konsiderojnë luftën një gabim ka arritur një rekord që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës

Kosova Times Kosova Times February 3, 2024
Vërshimet përmbytin provincat turke të shkatërruara nga tërmeti
Ka ndërruar jetë laureati japonez i Nobelit Kenzaburo Oe
Të dielën maratona ‘Prishtina 2023”
LDK dënon ashpër rrahjen e kryetarit të Pejës: Sulme të tilla s’i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?