By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngjarjet e datës 5 qershor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngjarjet e datës 5 qershor
Lajme

Ngjarjet e datës 5 qershor

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 8:20 AM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Ngjarjet e datës 5 qershor 2024

Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional. Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv. (Afër Aeroportit të Prishtinës, ora 09:00)

Organizata ATRC – Projekti Nisma për të Drejtën e Pronës (PIAKOS), organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 11 konsorciume partnere, gjithsej 25 organizata të shoqërisë civile në Kosovë. (ora 09:30)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ora, 09:45)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon diskutimin në temën “Roli i mediave në formimin e opinionit publik për gjykimet e krimeve të luftës”. (Prishtinë,  ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës organizon ceremoninë e lansimit të uebportalit të sistemit prokurorial të Kosovës. Merr pjesë edhe kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj. ( Prishtinë, ora 10:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon raportin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Analizohen 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit që Misioni ka monitoruar në periudhën nga 2021 deri 2024. Marrin pjesë: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog. ( Prishtinë, ora 10.00)

Me rastin e “Ditës Botërore të Mjedisit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizon ceremoninë e ndarjes së kontejnerëve për 10 komuna përfituese të grantit të përformances për mjedis të pastër. (Graçanicë, ora 10:00)

UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Kosovë, implementuar nga OJQ “PEN” përmes ekspozitës së heshtur shënojnë ditën e ambientit. Marrin pjesë: kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e të tjerë. (Përballë Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit, në bashkëpunim me Ars Club “Beqir Musliu” dhe KultPlus, do të organizojë një takim bashkëbisedues me letrarin Bajram Kosumin. (Amfiteatri B01, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2023 dhe të Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Mbahet Panairi i 24-të i Librit “Prishtina 2024”, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë. Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 12:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës mban konferencë për media për lansimin e garave ndërkombëtare FIBA Shtetet e Vogla dhe garat e tjera të verës. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. (Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës së Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 14:00)

You Might Also Like

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Arrestohet një person në Vërmicë, i ofroi policisë 5 euro ryshfet

Humb jetën një person në një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1582 gjoba në trafik

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

TAGGED: #Kalendari, #Ngjarjet e ditës
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kërcënoi të vrasë drejtorin e FBI-së; arrestohet në Xhorxhia

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Osmani uron Vitin e Ri izraelit: Le të kujtojmë rëndësinë e mirënjohjes
Forcat e Armatosura Polake: raketa ruse ishte mbi territorin e vendit për 39 sekonda
Hendboll, Kosova luan sot ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Euro 2024
Sarazzin dënoi vendimin e Prishtinës, takohet me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?