By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushtarët e qëlluar afër Shtepisë së Bardhë janë gjallë
November 26, 2025
Rusia thotë se Moska nuk bën kompromise për marrëveshjen e paqes të Trumpit
November 26, 2025
Rrokaqiejt në Hong Kong shemben, 40 të vdekur, qindra të zhdukur. Tre burra janë arrestuar
November 26, 2025
Ushqimi nuk do të ngjitet më në tigan: Ja një sekret që të gjithë duhet ta dinë
November 26, 2025
KFOR: Të përkushtuar në promovimin e sigurisë dhe të drejtave të grave
November 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde: Së shpejti do të kemi vendime që zhbllokojnë situatën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde: Së shpejti do të kemi vendime që zhbllokojnë situatën
Ballina 1Lajme

Rohde: Së shpejti do të kemi vendime që zhbllokojnë situatën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 7:02 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Gjermania së shpejti do të marrë vendime të cilat do të zhbllokojnë situatën në raport me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu deklaroi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi që pati me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Anëtarët e komisionit kërkuan nga Rohde largimin e masave që Bashkimi Evropian i pati vendosur Kosovës.

“Fillimisht u ftova nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Kjo nuk është hera e parë dhe ne kemi diskutuar shumë miqësisht dhe për gjëra të mira për çështjet aktuale, të Këshillit të Evropës, heqjen e masave, dhe ju e dini, unë nënvizova pozicionin e Gjermanisë si partner shumë i ngushtë i Kosovës në Evropë. Shumë shpejt do të kemi vendime që zhbllokojnë situatën”, ka thënë Rohde.

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, tha se si komision mendojnë se Kosova po vazhdon të mbahet nën masa padrejtësisht, në veçanti pas zbatimit në plotni të marrëveshjes së Bratislavës e cila sipas saj ka qenë kriteri i fundit të cilin Kosova është dashur ta plotësoj në mënyrë që të largohen masat.

“Ne e dimë që kur janë vendosur masat ndaj Kosovës para një viti, nuk ka pasur nevojë që në atë vendim të marrin pjesë me votë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që tani kur po flasim për heqjen e tyre kemi shtete të cilat janë për heqje të plotë të menjëhershme, kemi shtete të cilat mendojnë së këto masa duhet të hiqen në mënyrë graduake dhe sigurisht ka shtete që nuk pranojnë që këto masa të hiqen fare, prandaj po besoj që është e padrejtë edhe fakti që një vendim i tillë para një viti s’ka pasur nevojë të votohet fare, ndërkohë që tash kur po flasim një vit më pas dhe kur po kërkojmë që këto masa të hiqen po na thuhet që ka nevojë që të ketë votë të plotë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për të marrë një vendim të tillë”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Ajo tha se po pritet që shtetet aleate siç është Gjermania do ta bëjnë punën dhe përpjekjen e tyre që t’i bindin edhe shtetet tjera që vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës të merret sa më parë që të jetë e mundur.

You Might Also Like

KFOR: Të përkushtuar në promovimin e sigurisë dhe të drejtave të grave

Vdes një person në Zubin Potok, shkak shpërthimi i granatës së dorës

Pa buxhet, Zubin Potoku po operon me vështirësi

Nëntë ndërmarrje publike komunale të kryeqytetit janë buzë kolapsit

Humbja e dëshmitarëve të krimeve të luftës, shqetësuese për shtetin

TAGGED: #Gjermania, #Jorn Rohde, #KiE, #Kosova
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla dhe kongresisti Meeks flasin për bashkëpunim më intensiv mes Kosovës dhe ShBA-së

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
LDK përkrah sindikatat për arsimin: Kërkohet nënshkrimi i kontratës kolektive dhe adresimi i diskriminimit të mësimdhënësve të viteve ’90
Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur
Trump për luftën në Ukrainë: Është një masakër, shpresoj të mbarojë së shpejti
Gjashtë nxënës dalin para gjyqit për vrasjen e mësuesit francez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?