By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova mundet nga Norvegjia, shkëlqen Haaland
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova mundet nga Norvegjia, shkëlqen Haaland
Sport

Kosova mundet nga Norvegjia, shkëlqen Haaland

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 9:24 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Te Kosova ishin të bindur se do ta ndalin superyllin Erling Haaland. Por “Dardanët” të mërkurën mbrëma e kuptuan se pse Haaland është njëri prej sulmuesve më të vlerësuar në botën e futbollit. Dhe po ashtu e kuptuan se ndalja e tij nuk është mision i lehtë.

Haaland shkëlqeu në fitoren 3:0 të Norvegjisë ndaj Kosovës. Ndeshja miqësore u zhvillua në stadiumin “Ullevaal”  në Oslo. Kosova kishte shumë tifozë në stadium e po ashtu shumë përkrahje. Por kjo nuk kreu shumë punë.

Vetëm në momente të përzgjedhurit e Franco Fodas kishin paraqitje pozitive. Në përgjithësi, Norvegjia ka dominuar në fushë dhe në fund fitoi bindshëm, 3:0.
Sulmuesi i  Manchester Cityt, Haaland shënoi për 1:0 në minutën e 15-të. Ai goditi saktë me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë i David Moller Wolfe.

Kosova në pjesën e parë ishte thuajse jashtë loje. Vendasit krijuan edhe raste tjera shënimi, por që nuk i konkretizuan. Vetëm në minutat shtesë, Kosova tentoi të barazoi. Goditja e Leart Paqaradës u bllokua, ndërsa Edon Zhegrova e Albion Rrahmani gjuajtën jo saktë.

Dy lojtarë të Kosovës lanë fushën që në pjesën e parë. Për shkak të lëndimeve u zënvendësuan Valon Berisha e Elbasan Rashani.

Albion Rrahmani e Bernard Berisha u aktivizuan në vend të tyre. Në fillim të pjesës së dytë u aktivizua edhe Lumbard Dellova në vend të Blendi Idrizi.
Me goditjen me kokë të Vedat Muriqit në minutën e 53-të nisi një periudhë pozitive për Kosovën.

Goditja e Muriqit ishte qendrore dhe nuk i shkaktoi telashe portierit norvegjez. U krijuan edhe disa gjysmëraste, por pa rrezikuar shumë.

Dhe kur Kosova po kërkonte golin e barazimit, Haaland dha goditjen e dytë. Pas një topi të humbur nga Bernard Berisha, Haaland u shërbye bukur në zonë dhe goditi edhe më bukur për 2:0. Ndodhi kjo në minutën e 70-të.

Goli i dytë ndikoi në rrjedhën e lojës. Lojtarët e Kosovës thuajse u dorëzuan, ndërsa Haaland u shfaq sërish në minutën e 75-të kur kompletoi “hat-trickun”.

Kosova kishte edhe disa përpjekje deri në fund, por jo të rrezikshme. Raste kishin edhe vendasit.

Art Smakaj debutoi te Kosova, por jo në ndeshjen më të mirë të përfaqësueses.

Ndeshja në Oslo ka dëshmuar se Kosovën dhe selektorin Foda e pret punë sfiduese në prag të ciklit të ri në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Pak gjëra kanë funksionuar te Kosova dhe kjo sigurisht e ka brengosur trajnerin gjerman.

Grumbullimi i radhës i Kosovës do të jetë në fillim të shtatorit. Më 6 shtator është ndeshja Kosova – Rumania, ndërsa më 9 shtator, Kosova luan në udhëtim ndaj Qipros. Të dy ndeshjet i takojnë Ligës së Kombeve. Kosova kishte pësuar edhe nga Hungaria më 26 mars. Është pritur reagim në Oslo, por nuk kishte shenja se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

You Might Also Like

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë

Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’

S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

TAGGED: #Kosova, #Miqësore, #Norvegjia
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Thaçi, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu sot dalin para Speciales

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të nisë një hetim për shkarkimin e Biden
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
Shtyhet greva e punëtorëve teknikë të Qendrës Studentore dhe UP-së
Haradinaj: Demaçi ishte frymëzim për brezat e sakrificës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?