By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: `Arsimi i përbashkët`, Kurti takon ekspertët nga Irlanda Veriore dhe Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > `Arsimi i përbashkët`, Kurti takon ekspertët nga Irlanda Veriore dhe Kosova
Lajme

`Arsimi i përbashkët`, Kurti takon ekspertët nga Irlanda Veriore dhe Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/06/06 at 12:15 AM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, pati një drekë pune me një grup ekspertësh nga Irlanda Veriore dhe Kosova të cilët me punën e tyre kontribuojnë në fushën e ndërtimit të paqes përmes arsimit.

Profesorë e hulumtues të Universitetit të Mbretëreshës në Belfast (Queen’s University in Belfast) dhe përfaqësues të Autoritetit të Arsimit në Irlandën Veriore, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, po realizojnë seminar pune me komunitetet shkollore të kësaj komune për të hulumtuar potencialin e bashkëpunimit të sistemeve të ndara arsimore.

“Bazuar në praktikat e mira të intervenimeve arsimore në Irlandën Veriore dhe një numër vendesh të tjera me histori konflikti, ekipi i përbërë nga Dr.Edona Maloku, Prof. Joanne Hughes, Prof. Tony Gallagher, Prof. Ruth Leitch, Dr. Gavin Duffy, z. Paul Close dhe z.Seamus Bradley, me përkrahjen e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, synojnë që me lehtësimin e këtyre sesioneve me mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave të komuniteteve të ndryshme në Kamenicë të përpilojnë bazën e nismës intervenuese të njohur si Modeli i Arsimit të Përbashkët”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Arsimi i Përbashkët ofron mundësi për ndërveprim të fëmijëve dhe të rinjve, të cilët përndryshe nuk kanë mundësi për të ndërvepruar, që të socializohen me bashkëmoshatarë të grupeve të ndryshme nëpërmjet kontaktit të rregullt dhe të qëllimshëm të bazuar në kurrikulë.

Ky model gjithashtu u mundëson fëmijëve, të rinjve dhe mësimdhënësve/edukatorëve për të krijuar marrëdhënie afatgjata dhe miqësi të cilat shpesh i kapërcejnë kufijtë tradicionalë dhe për të ndërtuar lidhje të forta, mbështetëse dhe të ndërvarura ndërmjet shkollave që marrin pjesë, familjeve dhe komuniteteve të cilave ato u shërbejnë.

“Në shkurt të këtij viti, në kuadër të një vizite në Irlandën Veriore, kryeministri kishte vizituar shkollën Nettlefield në Belfast, për të parë nga afër dhe në praktikë zbatimin e modelit të Arsimit të Përbashkët (Shared Education). Përmes këtij modeli, i cili gjen aplikim në rreth 900 shkolla në Irlandën Veriore, nxënës të komuniteteve të ndryshme kanë mundësi që së bashku të mësojnë dhe ndërveprojnë në aktivitete të ndryshme që përfshijnë sportin, artin dhe shkencën. Seminaret që po realizohen në Kamenicë janë fryt i kësaj vizite”, thuhet tutje në komunikatë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #Albin Kurti, #Arsimi i përbashkët, #Ekspertë, #Irlanda Veriore, #Jonathan Hargreaves, #Kadri Rahimaj, #Kosova
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani përshëndet kontigjentin e FSK-së që do të trajnohet në ShBA

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Kurti viziton një shkollë në Belfast, me programin “Arsim i Përbashkët”
Një vit nga sulmi në Banjskë, MEPJ e Shqipërisë: Drejtësia të vihet në vend
Kalas: Lufta në Evropë dhe destabiliteti janë sfidat kryesore, unë do t’i shërbej interesave të përbashkëta
Koncerti me 16 artistë nderon përvjetorin e shtetësisë dhe lavdinë e marsit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?