By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U mbajt takimi i 8-të lokal i grupit për zbatimin e udhërrëfyesit për AVL-të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > U mbajt takimi i 8-të lokal i grupit për zbatimin e udhërrëfyesit për AVL-të
Lajme

U mbajt takimi i 8-të lokal i grupit për zbatimin e udhërrëfyesit për AVL-të

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 4:59 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, mbajti takimin e 8-të lokal koordinues për udhërrëfyesin, për një zgjidhje të qëndrueshme për zotërimin e paligjshëm, keqpërdorimin  dhe trafikimin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe municioneve (AVL). Takimin e hapi, Koordinatori Kombëtar për AVL-të, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani.

Me këtë rast zëvendësministri Gashani falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, sidomos qeveritë gjermane dhe franceze, të cilat së bashku me SEESAC dhe UNDP, po vazhdojnë të përkrahin MPB-në në shumë fusha për zvogëlimin e rreziqeve nga AVL-të.

Zëvendësministri Gashani theksoi se janë rritur aktivitetet dhe do të rriten për të pasur sukses në të gjitha sferat e organizimit shtetëror, institucional dhe shoqëror. Ai tha se gjatë kësaj periudhe raportuese, është bërë punë aktive për realizimin e aktiviteteve që derivojnë nga udhërrëfyesi, por edhe nga Strategjia Nacionale për Armët e Vogla dhe të Lehta.

“Kapacitetet tona në fushën e kontrollit kufitar, mbikëqyrjes së vijës së gjelbër kufitare, analizës se përbashkët të riskut dhe po ashtu edhe përmirësimit të hetimeve të trafikimit të armëve dhe kriminalitetit me armë si dhe aspekti teknologjik, janë duke u rritur me ndihmën dhe përkrahjen e donatorëve në kuadër të implementimit të projekteve të paraqitura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit Rajonal për Armët e Vogla dhe të Lehta”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Zëvendësministri Gashani vuri në dukje se Kosova tanimë ka funksionalizuar plotësisht Pikën Kryesore për Armë (FFP), e cila është vendosur në Policinë e Kosovës dhe ky mekanizëm po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe ka një rol të veçantë  në fushën e kontrollit dhe inteligjencës se kriminalitetit me armë. Njëkohësisht, Pika Kryesore për Armë (FFP) shërben edhe si qendër për pranimin e të gjitha informatave që ndërlidhen me armë, qoftë informata ndërinstitucionale në nivel kombëtar, por edhe si kanal i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën e përbashkët kundër trafikimit të armëve.

“Po ashtu, tani është krijuar edhe sistemi i ri për regjistrimin e armëve SERA, i cili është funksional dhe komplet i digjitalizuar, që mundëson monitorim dhe kontroll të rreptë të të gjitha proceseve që ndërlidhen me armët e zjarrit që nga fazat e para të kontrollit të armëve legale”, theksoi ndër të tjera zëvendësministri Gashani.

Ai në këtë takim tregoni edhe për fazat në të cilat gjendet ligji i ri për armë dhe Strategjia për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta. Gashani theksoi se të dyja këto dokumente do të plotësojnë mangësitë që kanë qenë në dokumentet e kaluara.

“Unë jam i sigurt që si në të gjitha fushat tjera, në veçanti ato të sigurisë, ku ju na keni përkrahur me mjete financiare dhe ekspertë, edhe Udhërrëfyesi për Armë të Vogla dhe të Lehta do të zbatohet dhe do të jetë i suksesshëm në mënyrë që të zvogëlojmë ndjeshëm numrin e armëve në posedim të paligjshëm si dhe keqpërdorimin e tyre”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Në fund, zëvendësministri Gashani theksoi se si qeveri e Republikës së Kosovës dhe si ekip për zbatimin e udhërrëfyesit rajonal, shprehim seriozitetin dhe gatishmërinë tonë që të punojmë tutje për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt dhe me këtë të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë për rajonin dhe BE-në në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi u prezantuan të dhënat se i përket zbatimit të aktiviteteve për AVL-të për 9 mujorin e këtij viti, ndërsa partnerët e MPB-së që e mbështesin në të gjitha aktivitet, u zotuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin Ministrinë e Punëve të Brendshme në të gjitha iniciativat për zvogëlimin e rreziqeve nga AVL-të. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Rizoto, por nga furra: Një kombinim i shkëlqyer në mënyrën italiane

Kosova Times Kosova Times September 25, 2024
Horoskopi ditor për ditën e enjte, 21 mars 2024!
Ish-presidneti Ibrahim Rugova ka ditëlindjen, e kujton Haziri
Ambasadori amerikan: në Kiev u mbajt një takim i këshilltarëve të sigurisë nga disa vende
Zelensky: Ukraina ka zhvilluar armë me rreze të gjatë, një ditë pas një sulmi në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?