By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes
January 8, 2026
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
January 8, 2026
Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë
January 8, 2026
Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
January 8, 2026
Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e ShBA-së
Ballina 1Lajme

Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm duke dëgjuar shqetësimet e ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 7:27 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se Kosova mund të përparojë vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke i marrë parasysh shqetësimet e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, të publikuar të premten pasdite, Hovenier tha se ka mosmarrëveshje mes ShBA-së dhe Kosovës për shkak të vendimeve politike të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe shpërfilljes së këshillave të Qeverisë amerikane në lidhje me komunitetin serb në Kosovë.

“Kosova mund të përparojë vetëm me ne dhe me ne nënkupton se duhet të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve tona. Nëse Kosova përmbush detyrimet e saj, do të avancojë. Nëse heziton t’i përmbushë detyrimet, do të ngecë”, tha Hovenier.

Ai tha se dallimet mes ShBA-së dhe Kosovës nuk kanë të bëjë me anën ligjore të veprimeve të Qeverisë së Kosovës, por me frymën e tyre dhe pasojat konkrete të tyre tek komuniteti serb në vend.

Qeverisë së Kosovës mori vendim më 5 qershor për finalizimin e shpronësimit të mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke nxitur kritika nga vendet e QUINT-it, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Hovenier tha se Qeveria e Kurtit nuk e mori parasysh këshillën e ShBA-së për këtë çështje dhe e përsëriti se nuk mendon se janë përmbushur të gjitha kriteret ligjore për shpronësimin e atyre tokave.

“Kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën se si qeveria është angazhuar me komunitetet e prekura nga ky vendim dhe kemi shprehur zhgënjimin tonë që këshilla jonë nuk është marrë parasysh”, theksoi Hovenier.

Ai tha se e njëjta vlen edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit për pagesa me para të gatshme nga shkurti i këtij viti, ligjshmërinë e të cilit ShBA-ja nuk e ka kundërshtuar kurrë, por “mënyra se si është zbatuar ky vendim, na shqetësoi. U bë me nxitim, pa u njoftuar në kohë”.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, i rriti fërkimet mes Kosovës dhe partnerëve të saj perëndimorë, të cilët kërkuan pezullimin e saj derisa komuniteti serb – i cili prej vitesh pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia – të përshtatet me praktikën e re.

Hovenier tha se Shtetet e bashkuara duan të jenë “përkrahësi më i fuqishëm i qeverisë së Kosovës”, por për të ndodhur kjo, ajo duhet të ndërmarrë veprime që i përgjigjen shqetësimeve të aleatëve.

“Duam ta shohim Kosovën të avancojë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Duam ta shohim Kosovën në NATO dhe në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës. Por për ta ndihmuar Kosovën të arrijë këto qëllime, duam që qeveria të ndërmarrë veprime… që avancon këto qëllime, që është në përputhje me zotimet që Kosova ka bërë në dialog. Këto janë ato i presim dhe pjesë e asaj që besojmë se po mungon së fundmi”, shtoi ai.

Ai tha se kërkesat që Shtetet e Bashkuara po ia bëjnë Kosovës për të përmbushur detyrimet nga Marrëveshja bazë “janë në dobi të Kosovës, e ndihmojnë shtetin të jetë më efikas dhe më i përgjegjshëm ndaj shqetësimeve të një pjese të qytetarëve të saj”.

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Brukseli ka kritikuar të dyja palët për moszbatim të marrëveshjes.

Kosova është nën presion nga partnerët ndërkombëtarë për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013, si dhe për të pezulluar rregulloren e BQK-së.

You Might Also Like

Komuna e Rahovecit rrit në 600 euro subvencionimin e lindjes

Katër vdekje të dyshimta raportohen brenda një dite në Kosovë

Aksioni i policisë, BKS: Rasti është iniciuar nga ne si palë e dëmtuar

Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë

Dhuna në familje mbetet shqetësuese, policia raporton raste të shumta

TAGGED: #Jeff Hovenier
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Muzeu Kombëtar `Gjergj Kastrioti` në Krujë, 110 mijë vizitorë për 11 muaj

Kosova Times Kosova Times December 25, 2023
Ministri serb i Mbrojtjes, pesimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë marrëveshje
Pakistani shton pikëkalimet për dëbimin e vazhdueshëm të afganëve
“Projekti”: politologu Karaganov ka të ardhura nga një apartament në Venecia
Greqia, shtet i parë Ortodoks që legalizon martesat e të njëjtit gjini
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?