By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Iraniani rrezikon ekzekutim për vënie në zjarr të një koshi plehrash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Iraniani rrezikon ekzekutim për vënie në zjarr të një koshi plehrash
Rajon / Botë

Iraniani rrezikon ekzekutim për vënie në zjarr të një koshi plehrash

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 5:11 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Një burrit iranian i është ngritur akuzë për “luftim kundër Zotit”, vepër e dënueshme me vdekje, pasi akuzohet se kishte vënë në zjarr një kosh plehrash, gjatë protestave në Teheran.

Agjencia e lajmeve e gjyqësorit iranian, Mizan, raporton se, sipas një përfaqësuesi të Prokurorisë, më 7 nëntor, Sahand Nourmohammadzadeh e kishte shkaktuar një bllokadë në një autostradë në Teheran “duke i shembur rrethojat e autostradës dhe duke vënë në zjarr kosh plehrash dhe goma”.

Nourmohammadzadeh i ka mohuar këto akuza, duke thënë se një protestë ishte zhvilluar para dyerve të biznesit të tij në Teheran, ku i ishte vënë flaka koshit të plehrave. Por, ai tha se nuk ishte pjesëmarrës dhe nuk synonte të krijonte trazira.

Lajmi vjen pasi 227 ligjbërës nga gjithsej 290 në Parlamentin iranian kërkuan nga gjyqësori të miratohet dënimi me vdekje për disa protestues të arrestuar gjatë protestave në Iran.

Këto protesta janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në mes të shtatorit, e cila ishte arrestuar për gjoja shkelje të rregullave të hixhabit. Ajo kishte vdekur dy ditë më vonë në paraburgim, me shenja të mavijosjes në fytyrë dhe trup.

Shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni Ejei, më pas tha në një takim të Këshillit të Lartë Gjyqësor më 7 nëntor se ai ishte dakord me kërkesën e parlamentit dhe se disa protestues mund të ekzekutohen sipas parimit Qisas, apo ligjit hakmarrës.

Më herët, Mohseni Ejei kishte kërkuar nga gjyqtarët përgjegjës për trajtimin e rastit të të arrestuarve në protesta që të përmbahen nga dhënia e “dënimeve të lehta” për personat që ai i quajti “elementë kryesorë” të protestave.

Kleriku i ashpër Ahmad Khatami, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, iu drejtua gjithashtu zyrtarëve gjyqësorë në lidhje me protestuesit e arrestuar duke thënë se “rebelët” duhet të trajtohen në atë mënyrë që “të mos ketë dëshirë për të bërë trazira sërish”.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë denoncuar nxitjen për dënime të ashpra, duke vënë në dukje se të burgosurve politikë në Iran tashmë u mohohet qasja në shumë prej të drejtave të tyre, duke përfshirë përzgjedhjen e avokatit mbrojtës.

Më herët, një grup prej 40 avokatësh iranianë kishte publikuar një deklaratë duke thënë se sistemi gjyqësor “është bërë njëra nga forcat autoritare me praninë e zyrtarëve jo të pavarur dhe të pabindur dhe, për shkak të kësaj, një rrjet i korruptuar sundon fatin e vendit”.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator ka bërë që mijëra iranianë të dalin në rrugë për të kërkuar më shumë liri dhe të drejta të grave, në atë që raportohet si kërcënimi më i madh për qeverinë islamike që nga revolucioni i vitit 1979.

Agjencia e lajmeve HRANA tha se, deri më 5 nëntor, të paktën 318 protestues janë vrarë gjatë trazirave, përfshirë këtu 49 të mitur, përderisa forcat e sigurisë po tentojnë ta mbysin disidencën.

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon edhe dy raketa balistike

Kosova Times Kosova Times October 1, 2022
Gjeorgjia refuzon propozimin rus për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike
Një burrë në SHBA kërcënoi me vdekje Kamala Harris. “Unë dua që ju të vdisni në agoni”
U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatës Balkan Green Foundation
Kastrati: Kosova është vend atraktiv i të bërit biznes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?