By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 dhjetor
December 18, 2025
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës
Ballina 2Teknologji

Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 8:02 PM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.

Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht.

Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës.

Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.

“Më së shumti rrezikohen vendet e punës të nivelit fillestar. Analistët e marketingut, ndihmës hulumtuesit, analistët e financave. Këto profesione mund të automatizohen krejt lehtësisht, detyra që përsëriten”, thotë për Zërin e Amerikës Sanjay Patnaik me Institutin Brookings.

Disa ekspertë theksojnë mungesën e punonjësve të kualifikuar. Susanne Bieller nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës thotë se inteligjenca artificiale po e trajton këtë problem.

“Bëhet fjalë për profesione që po zhduken sepse nuk ofrohen më trajnime. Për shembull profesioni i saldatorit. Për ta kapërcyer këtë problem dhe për të përmbushur nevojat e saldimit ne ofrojmë zgjidhje robotike”.

Abigail Gilbert me Institutin për të Ardhmen e Punës thotë se ka disa gjëra që inteligjenca artificiale thjesht nuk mund t’i bëjë.

“…kërkesa e fortë dhe e vazhdueshme për komunikim, mendim kritik dhe udhëheqje brenda bizneseve. Profesionet që sigurohen nga lëndët e artit dhe shkencave humane mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme për tregun e punës”.

Shawn Daly me Universitetin Niagara thotë se inteligjenca artificiale do të vazhdojë të përhapet. Dhe se një mënyrë për të siguruar punësimin është që bëhesh ekspert në AI.

“AI do të zgjerojë aftësitë e atyre që e kuptojnë funksionimin e makinerive. Disa nga ata do të krijojnë metoda unike të punës nga gjeneruesit e imazheve, teksteve, videove dhe programeve”.

Për këtë qëllim, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet për të rritur numrin e specialistëve në fushën e inteligjencës artificiale në qeverinë federale me 500 individë deri vitin e ardhshëm

You Might Also Like

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Harta e publikuar tregon se sa vende të BE-së kanë pritur refugjatë nga Ukraina

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

TAGGED: #Inteligjenca artificiale, #Tregu i punës
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani: Gratë e Kosovës kishin rol vendimtar në procesin e shtetndërtimit

Kosova Times Kosova Times February 18, 2023
Thyen rekordin evropian, Alice Finot i propozon të dashurit për martesë rtsh
Vendvotime të pazakonta në zgjedhjet paraprake amerikane
Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet i dyshuari në Dragash
Kurti: Qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 26%
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?