By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 18 gusht
August 18, 2025
Sergey Lavrov i quan lajmet për dërgesat e armëve iraniane në Rusi “fabula”. Meduza publikon prova se Moska po blen armë nga Teherani
August 18, 2025
Zelensky: Ukraina nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës kur ai të takohet me Trumpin
August 18, 2025
Zelensky mbërrin në Uashington. Trump: Nëse dëshiron, mund ta përfundojë luftën menjëherë
August 18, 2025
Një amerikan që tashmë po vuan katër dënime me burgim të përjetshëm vret gruan e tij gjatë vizitës në burg
August 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ-ja nis procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ-ja nis procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë
Ballina 1Lajme

KQZ-ja nis procedurat për zëvendësimin e deputetëve serbë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 6:57 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë kërkesë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të rekomandohen emrat të cilët do t’i zëvendësojnë deputetët e Listës Serbe, që kanë dhënë dorëheqje.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, së bashku me zyrtarët e tjerë serbë në institucionet në veri të Kosovës, dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

“Duke u mbështetur në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej pesë ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas procedurave, deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohen me emrat e radhës në listën për deputetë të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

Më 7 nëntor, kur deputetët e Listës Serbe dorëzuan dorëheqjet, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk rrezikohet puna e këtij institucioni.

“Unë do t’i drejtohem presidentes [të Kosovës, Vjosa Osmani], e pastaj procedurat tjera thonë që presidenca i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e pastaj KQZ i përgjigjet me propozimet për deputetë që vijnë nga e njëjta listë. Nëse edhe ata refuzojnë, procedura përsëritet derisa t’i plotësojmë vendet në Kuvend nga pakica serbe”, tha Konjufca.

Por, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, plotësimi i këtyre vendeve në Kuvend mbetet diskutabil, në qoftë se përfaqësuesit tjerë të Listës Serbe nuk do të merrnin mandatet e deputetëve.

“Në atë situatë do të futeshim në një krizë, në kuptimin kushtetues, sepse nuk është e qartë se me kë mund të zëvendësohen deputetët e tjerë, për shkak se dy partitë tjera të komunitet serb kanë së bashku vetëm tetë kandidatë për deputetë”, ka thënë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Në këtë situatë, Cakolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të parë si mund të procedohet tutje.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 i ka fituar Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Përveç deputetëve, edhe afër 600 zyrtarë policorë, por edhe gjyqtarë dhe prokurorë në veri kanë paraqitur dorëheqjen.

Përfaqësuesit serbë po kërkojnë që Qeveria të heqë dorë nga plani për targat dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Qeveria ka nisur zbatimin e planit prej tri fazash më 1 nëntor. Fillimisht, shoferët me makina që kanë targa të lëshuara nga Serbia do të qortohen, më pas do t’iu shqiptohen gjoba prej 150 eurosh dhe faza e fundit parasheh përdorimin e targave provuese.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 21 prillit të vitit 2023, në Kosovë do të mund të qarkullojnë vetëm makina me targa të ligjshme RKS – Republika e Kosovës.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu të herëpashershme

Moti sot me diell dhe vranësira të çrregullta

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i uzinës së elastikës rritet në 14

AME: 87 vatra zjarri të regjistruara në vend, 8 ende aktive

Arrestohet në Merdare i dyshuari për krime lufte në Kosovë

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

Kosova Times Kosova Times March 30, 2023
Qeveria Hoti e solli një njohje, ‘Qeveria Koti’ asnjë!
Kremlini udhëzoi të përgatiste mobilizimin e 300 mijë njerëzve për një ofensivë të re
Formula 1, Ferrari triumfon në “Albert Park”
Dedaj: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?