By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pensionistët afganë bëhen shitës në rrugë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pensionistët afganë bëhen shitës në rrugë
Ballina 2Rajon / Botë

Pensionistët afganë bëhen shitës në rrugë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 10:08 AM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Atel shtyn një karrocë druri çdo ditë rreth kryeqytetit afgan, Kabul, duke shitur perime.

Pensionisti 70-vjeçar doli në pension rreth pesë vjet më parë. Por, që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët e kanë ndaluar pagesën e pensioneve.

Kjo i ka detyruar mijëra pensionistë si Ateli t’i kthehen punës, shpesh si shitës ambulantë, për të ushqyer familjet e tyre mes një krize shkatërruese ekonomike dhe humanitare në vend.

“Kanë kaluar gati tre vjet që kur kemi marrë pensionet tona për herë të fundit”, tha Atel për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Unë nuk kam fuqi të bëj punë fizike. Por, blej qepë dhe patate në treg çdo ditë dhe i rishes”, tha ai.

Puna është rraskapitëse dhe ai fiton vetëm rreth 1 dollarë në ditë. Por, Atel, i cili ka një familje me tetë anëtarë, tha se nuk ka zgjidhje tjetër pos të punojë.

Një shitës frutash duke pritur klientë në një rrugë në Kabul.
Një shitës frutash duke pritur klientë në një rrugë në Kabul.

Mohammad Nasim është një tjetër pensionist që është detyruar të gjejë një punë. Ai shet fletore dhe stilolapsa në rrugë, duke fituar rreth 1 dollarë në ditë.

“Nuk kam mjete për të bërë punë të tjera”, tha për Radio Azadin Nasimi, i cili është me aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër kam dhimbje dhe nuk kam para as t’i blej ilaçet e mia.

“Joislamike”

Rreth 150.000 pensionistë morën një pagesë mujore prej rreth 100 dollarësh nga shteti para se talibanët të merrnin Afganistanin, ku mosha e daljes në pension është 65 vjeç.

Por, pensionistëve nuk u janë paguar pensione që atëherë, duke shtyrë disa familje drejt urisë. Shumë nga pensionistët u shërbenin qeverive që kishin luftuar kundër talibanëve.

Në prill, udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, urdhëroi qeverinë e tij të ndalonte zbritjen e kontributeve të pensionit nga pagat e nëpunësve civilë, duke çmontuar në mënyrë efektive sistemin e pensioneve.

Akhundzada sugjeroi se sistemi ishte “jo-islamik”.

Ky veprim bëri që pensionistët të ngriheshin në protesta, duke thënë se nuk mund të mbijetojnë pa ndihmën e shtetit.

Pensionistë duke protestuar në Kabul - Fotografi nga arkivi.
Pensionistë duke protestuar në Kabul – Fotografi nga arkivi.

Dhjetëra nëpunës civilë në pension dhe anëtarë të pensionuar të forcave të armatosura, organizuan një tubim në Kabul më 20 prill. Protesta u shpërnda nga talibanët.

Njerëzit më të varfër

Papunësia masive dhe varfëria në rritje, si dhe mungesa e ndihmës nga qeveria, i kanë detyruar të moshuarit, madje edhe fëmijët, të gjejnë atë punë që munden. Kufizimet e ashpra të talibanëve për punësimin e grave i kanë lënë familjet pa një person në familje që do të mund të siguronte të ardhura.

Jo të gjithë pensionistët janë në gjendje të punojnë për shkak të sëmundjes ose moshës së tyre të shtyrë. Ata e kanë të vështirë të sigurojnë edhe punë të rëndomta.

“Ne kemi mjekra të thinjura, na dridhen duart dhe këmbët dhe askush nuk na jep punë”, tha për Radio Azadi një pensionist, i cili mori pjesë në protestën e prillit dhe foli në kushte anonimiteti.

Kreu i Shoqatës së Pensionistëve Afganë, Aafandi Sangar, tha se “njerëzit më të varfër në Afganistan janë pensionistët që nuk mund të punojnë më”.

“Disa prej tyre janë duke bërë punë të vështirë, por disa janë të sëmurë [dhe të paaftë për të punuar],” tha ai për Radio Azadi.

Një afgan i moshuar duke shitur shalqinj në një rrugë në Kabul.
Një afgan i moshuar duke shitur shalqinj në një rrugë në Kabul.

Sangar theksoi se pensionistët do të vazhdojnë të protestojnë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre nga qeveria talibane.

“Këto para janë para personale të pensionistëve”, tha ai. “Nuk janë paratë e qeverisë, pensionet janë e drejta e patjetërsueshme e çdo pensionis. REL

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

TAGGED: #Afganistan, #Pensionistë, #Shitës në rrugë
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të interesuara për problemin e korrupsionit të regjimit të Aleksandër Vuçiqit?

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi në perëndim të Moskës. Ka një person të vdekur
Edhe sot mot me diell e temperatura të larta
Bie fluksi edhe në pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Limaj: Nuk i ka askush votat e Nismës pa marrëveshje politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?