By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!
July 22, 2025
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
July 22, 2025
Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen
July 22, 2025
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
July 22, 2025
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
July 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje
Ballina 2Rajon / Botë

Ministria e Gazës: 274 palestinezë u vranë në bastisjet izraelite për katër pengje

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 3:56 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Të paktën 274 palestinezë janë vrarë dhe qindra tjerë janë plagosur si pasojë e bastisjeve izraelite që kanë rezultuar me lirimin e katër pengjeve të kidnapuara prej Hamasit, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Hamasi, grup që udhëheq Gazën, është i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj kanë pasur përleshje të ashpra gjatë operacionit kompleks në Gazë.

Vrasja e një numri të konsiderueshëm të palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë, në një operacion që izraelitët e kanë konsideruar si sukses të madh, për shkak të nxjerrjes gjallë të pengjeve, ka shpërfaqur koston e lartë të operacioneve të tilla, sidomos kur lufta Izrael-Hamas ka mbushur tetë muaj.

Konflikt ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit.

Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë mbi 36.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Dhjetëra pengje besohet se po mbahen në zona të dendura me banorë, apo brenda tuneleve nëntokësore të Hamasit, duke i bërë operacionet ushtarake shumë komplekse dhe të rrezikshme.

Një bastisje e ngjashme në shkurt, që ka rezultuar me lirim të dy pengjeve, i ka lënë 74 palestinezë të vdekur.

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka vizituar të shtunën në spital pengjet e liruara, por megjithatë, popullariteti i tij ka rënë, dhe shumë izraelitë po vazhdojnë të mblidhen në protestat kundër Qeverisë, me thirrje për armëpushim, çka do të mundësonte kthimin e pengjeve në shtëpi.

Izraeli po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të parandaluar vdekjet e civilëve në luftën në Gazë.

Palestinezët po përballen edhe me uri dhe mungesë strehimi, si pasojë e luftës, e cila ka pamundësuar hyrjen e ndihmave në Gazë.

You Might Also Like

Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike

Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen

Një video e policëve që rrahin një burrë afrikano-amerikan i cili refuzoi të zbriste nga makina po përhapet

Gogiç: Arrestimi i Popoviqit, poshtërim për regjimin e Vuçiqit

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Federatës Ruse, Irina Podnosova, ndërroi jetë

TAGGED: #274 të vrarë, #Bastisje, #Ministria e Gazës, #Pengje
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Afganistani thotë se 80 shtetas të tij kanë vdekur pas fundosjes së anijes në Itali

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
Në Banjskë, Policia gjen flamur serb, fishekë e karikatorë, rasti nën hetim
Peja nis punimet për ndërtimin e qendrës së qenve endacak
Kosova e Shqipëria koordinohen në fushën e sigurisë
Erdogan në bisedim me Zelenskin: “Turqia është e gatshme të jetë ndërmjetëse dhe të presë negociatat për paqen në Ukrainë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?