By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 tetor 2025
October 9, 2025
Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane
October 8, 2025
Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta
October 8, 2025
Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh
October 8, 2025
Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Integrimi i Malit të Zi në BE, i rëndësishëm për rajonin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët: Integrimi i Malit të Zi në BE, i rëndësishëm për rajonin
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Integrimi i Malit të Zi në BE, i rëndësishëm për rajonin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 6:41 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Analistët në Malin e Zi e vlerësojnë mbështetjen e Komisionit Evropian në përmbushjen e standardeve të përkohshme dhe në përparimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve evropiane, por shprehin edhe shqetësimin se thellimi i fërkimeve politike mes forcave pro-perëndimore dhe atyre pro-ruse dhe pro-serbe mund ta ngadalësojnë këtë proces.

Në këtë kuadër ata e shohin si tejet të rëndësishme integrimin e Malit të Zi në BE për qëndrueshmërinë në vend dhe rajon.

Analistët vlerësojnë se miratimi i ligjeve që janë të nevojshme për marrjen e Raportit të Plotësimit të Kritereve të Përkohshme, Malit të Zi i hapet rruga drejt integrimeve evropiane dhe shënon një moment pozitiv në rrugëtimin e tij. (INC)

Analisti Gjokë Dukaj punën e qeverisë aktuale në vitin e fundit e cilëson si të duhur drejt integrimeve evropiane.

“Nëse i referohemi disa veprimeve të kohëve të fundit nga ardhja në pushtet të qeverisë së 44 të kryeministrit Milojko Spajiq, mendoj se Mali i Zi ka bërë hapat e duhura drejt integrimeve evropiane”, tha zoti Dukaj

Ndërkaq analisti dhe ish kryeredaktori i revistës së njohur malazeze “Zid”, Xhevdet Pepiq tha se Mali i Zi është vendi që më së gjati po negocion me Bashkimin Evropian.

“Jemi shteti që më së gjati po negocion me Bashkimin Evropian përveç Turqisë. Në këtë kuadër Malit të Zi i duhet Bashkimi Evropian, por narracioni për integrimin po keqpërdoren për faktorizime politike, tha z. Pepiq.

Megjithatë, analistët shprehin shqetësimin se në Malin e Zi, viteve të fundit, janë thelluar fërkimet politike mes forcave pro-perëndimore dhe atyre pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat tentojnë të bëhen pjesë e pushtetit në vend.

Politika e paqëndrueshme, sipas analistit Pepiq është pasojë e krizës së identitetit.

“Situata politike, si edhe në vitet e mëparshme, është mjaftë e paqëndrueshme. Kemi shumë akuza rreth pjesëmarrjes së mundshme të partive pro-serbe dhe pro-ruse në qeveri, kurse në qendër të debateve janë kthyer çështjet e identitetit kombëtar dhe fetar duke i lënë anash ato shtetërore”, tha zoti Pepiq.

Edhe analisti Dukaj shpreh drojën se Mali i Zi mund të ndryshoj kursin si pasojë e ndikimit të politikës ruse dhe serbe.

“Ajo që shkakton njëfarë droje tek opinioni i këtushëm është se disa nga strukturat përbërëse të qeverisë nuk janë të përkushtuara integrimeve evropiane. Mendoj në strukturat politike që në vazhdimësi janë në përkrahje dhe në mbështetje të politikës pro-serbe dhe pro-ruse”, tha analisti Dukaj.

Në këtë kuadër analistët e shohin si tejet të rëndësishme integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian duke marrë parasysh edhe mbështetjen e lartë që ekziston në opinionin publik.

Një përkushtim i tillë, sipas analistëve, do ti zbuste fërkimet e ashpra politike dhe dukshëm do të dobësonte ndikimin rus dhe serb në Malin e Zi

You Might Also Like

Ja pesë mënyra për të ndëshkuar Rusinë e Putinit: Ish-oficeri i forcave speciale ofron propozim për NATO-n evropiane

Karteli kolumbian që e mbushi Evropën me kokainë – “Black Jack”, kontabilisti dhe 700 milionë dollarët në kriptovaluta

Elisei: Macron do të emërojë kryeministrin brenda 48 orësh

Kamerat kapin autorin e shperthimit ne diskoteken ne Greqi

Përgjigja e MPJ greke ndaj Zakharovës: “Pushtimi i Qipros është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare”

TAGGED: #Anëtarësimi, #BE, #Mali i Zi
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Serbe

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
KQZ rekomandon kandidatët për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr serbë
Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i pëlqejnë?
Kurti takohet me Kouchner, flasin për të kaluarën dhe të tashmën e Kosovës
Bielamowicz: Kosova ka bërë përparim të madh demokratik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?