By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > E djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Ballina 2Rajon / Botë

E djathta ekstreme përparon në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 9:12 AM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Rezultatet preliminare tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian, por fitorja e së djathtës ekstreme u dha goditje të brendshme udhëheqësve të disa vendeve, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shpalli zgjedhjet e parakohshme kombëtare, pasi partia e tij u mposht bindshëm nga rivalja e ekstremit të djathtë.

Macron shpërndau Parlamentin dhe shpalli datën e votimeve më 30 qershor.

“Kam vendosur t’ju mundësoj me votë zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare”, tha ai.

Partia Fronti Kombëtar – e udhëhequr nga rivalët e Macronit, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella – shënoi një nga sukseset më të mëdha në mesin e partive të ekstremit të djathtë në Evropë.

Rezultatet preliminare treguan se ajo siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.

Goditje të ngjashme sikurse Macron përjetoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Socialdemokratët e tij shënuan rezultatin më të keq ndonjëherë, duke dalë të tretët pas Demokristianëve opozitarë dhe pas partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (Afd).

AfD-ja u përball me një sërë skandalesh kohëve të fundit – përfshirë spiunazh dhe ndërhyrje të huaja – por mbështetja për të mbeti e qëndrueshme.

“Pas breshërisë së javëve të fundit, ne jemi forca e dytë më e madhe. Dhe unë po ju them: e vetmja rrugë është lart”, tha bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel.

E djathta shënoi fitore edhe në Spanjë, si dhe përparim të konsiderueshëm në Hungari.

Në Holandë, Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë doli e dyta, ndërsa në Austri, partia me të njëjtin emër doli fituese.

Në Itali, kryeministrja Giorgia Meloni do të vazhdojë udhëheqjen e politikave të vendit, pasi partia e saj e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, mundi Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

“Faleminderit italianëve që vazhdojnë të na zgjedhin… Jam krenare për rezultatin”, u tha Meloni mbështetësve të saj.

E djathta ekstreme, megjithatë, nuk ka performoi mirë në Belgjikë, Çeki, Hungari, Finlandë dhe Poloni.

“Qendra po mbahet, por është gjithashtu e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe në të djathtë kanë fituar mbështetje”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Dhe kjo është arsyeja përse rezultati vjen me përgjegjësi të madhe për partitë e qendrës”, tha von der Leyen, e cila po ashtu synon rizgjedhjen.

Shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse.

Por, rezultati i së djathtës brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri, që mund të jetë i nevojshëm për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

TAGGED: #BE, #E djathta ekstreme, #Zgjedhje
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump lë të kuptohet për presionin ndaj Ukrainës për armëpushim

Kosova Times Kosova Times March 18, 2025
Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri
A e dini se çfarë është cheburek? Një pjatë popullore, e lirë dhe e thjeshtë është ideale për ditët e ftohta
Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohen 4 mijë persona
Kurti për vrasjet e grave nga partnerët: Janë kulmim i dhunës së mëhershme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?