By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
June 6, 2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
June 6, 2025
Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun
June 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Thirre Klintonin”: Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Thirre Klintonin”: Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovës
Ballina 1Lajme

“Thirre Klintonin”: Fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 3:56 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Viti 1999 kishte sjellë shumë të papritura për Sami Begollin, që në atë kohë ishte 24 vjeç.

Përshkallëzimi i dhunës në luftën e fundit në Kosovë e kishte detyruar atë ta linte shtëpinë e tij si refugjat.

Fillimisht në Bllacë për një javë, pastaj në Stankovec të Maqedonisë së sotme të Veriut për një muaj, e më vonë në Spanjë.

Foto e Sami Begollit, pronarit të kompanisë "Walker", me gjyshen e tij në Bllacë, Maqedoni të Veriut, më 1999.
Foto e Sami Begollit, pronarit të kompanisë “Walker”, me gjyshen e tij në Bllacë, Maqedoni të Veriut, më 1999.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Samiu e hiqte mallin për shtëpinë me shpresën se do të kthehej atje së shpejti.

“Ka qenë ndjenjë e papërshkrueshme kur jemi kthyer. S’na shkonte në mendje as të hamë e as të pimë nga gëzimi që jemi kthyer”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sami Begolli, pronar i kompanisë Walker.
Sami Begolli, pronar i kompanisë Walker.

Gjatë muajve të tij si refugjat, Samiu gjente ngushëllim në një fjali që thotë se e kishte dëgjuar nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker.

“Herën tjetër do të kthehem e do të hyj pa pasaportë”, mban mend Begolli ta ketë dëgjuar Walkerin të ketë thënë atëkohë, pasi ishte shpallur person i padëshirueshëm nga ish-Republika Federale e Jugosllavisë.

Për këtë arsye, sapo u kthye në Kosovë në shtator të vitit 1999, familja e tij hapi një punëtori e dyqan mobiliesh dhe e emëroi atë për nder të Walkerit.

Ky biznes në Çagllavicë, afër Prishtinës, mban ende emrin e tij.

“Arsyeja përse kemi vendosur për emrin e tij, është për shkak se ai ishte arsyeja për t’u përshpejtuar procesi i intervenimit të NATO-s. Unë e kam thënë disa herë që ndoshta, po të mos ishte ai, do të na e kishin bërë më keq”, thotë Samiu.

Walker luajti rol kyç në dokumentimin e masakrës në Reçak të Shtimes, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë më 15 janar të vitit 1999. Walker e cilësoi ngjarjen si krim kundër njerëzimit.

William Walker duke vizituar vendin ku ka ndodhur masakra e Reçakut, janar 1999.
William Walker duke vizituar vendin ku ka ndodhur masakra e Reçakut, janar 1999.

Pas kësaj masakre, në mars të atij viti, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh sulme, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar mes NATO-s dhe zyrtarëve të atëhershëm ushtarakë jugosllavë, forcat serbe u tërhoqën nga Kosova dhe u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre i më shumë se 800.000 refugjatëve e personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Kjo bëri që personat, të cilët atëkohë ishin më të zëshëm në kërkesën për përfundimin e luftës në Kosovë, të merrnin mirënjohje nga qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre.

Një rrugë e emëruar për nder të ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea, në Ferizaj, Kosovë.
Një rrugë e emëruar për nder të ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea, në Ferizaj, Kosovë.

Në këtë listë hyjnë personalitete që 25 vjet më parë mbanin pozita të larta politike, si: ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton; ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair; ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright; ish-shefi ushtarak i NATO-s, Wesley Clark; e ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e këtyre personaliteteve.

Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, Kosovë.
Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, Kosovë.

Në mesin e tyre është edhe kompania “Klintoni SHPK” në Klinë.

Edhe pse e drejtuar që nga viti 1999 nga Shkëlqim Bojaj, të gjithë i referohen asaj me emër tjetër.

“Me emër s’na thërret askush. Të gjithë thonë ‘ata Klintonët, ata Klintonët’. Për shembull, dikujt i dëmtohen gypat e ujit, krejt thonë ‘merre Klintonin’”, tregon Shkëlqimi për Radion Evropa e Lirë.

Kompania "Klintoni" në Klinë, Kosovë.
Kompania “Klintoni” në Klinë, Kosovë.

Edhe pse biznesi ishte emëruar fillimisht nga babai i tij, Shkëlqimi as nuk e ka menduar ndonjëherë t’ia ndryshojë emrin.

Kjo pasi që ndërhyrja e NATO-s në të 99-tën e kishte ndryshuar plotësisht jetën e Shkëlqimit, që në atë kohë ishte ende gjashtëvjeçar.

Një rrugë e emëruar për nder të ish-shefit të NATO-s, Wesley Clark, në Ferizaj, Kosovë.
Një rrugë e emëruar për nder të ish-shefit të NATO-s, Wesley Clark, në Ferizaj, Kosovë.

Atëherë, familja e tij ishte ndarë në gjysmë: babai kishte mbetur i plagosur në Kosovë, ndërsa ai dhe pjesa tjetër e familjes kishin shkuar si refugjatë në Shqipëri. Vetëm pas çlirimit të Kosovës, familja arriti të bashkohej sërish.

“Ishte moment shumë i lumtur. Pastaj, babai e ka dashur gjithmonë Clintonin”, thotë Shkëlqimi.

Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij, ndërsa aty afër është hapur edhe një dyqan rrobash i emëruar Hillary, për nder të Zonjës së Parë të atëhershme të SHBA-së, Hillary Clinton.

Dyqani i rrobave "Hillary" në Prishtinë, Kosovë.
Dyqani i rrobave “Hillary” në Prishtinë, Kosovë.

Në kryeqytet, para pesë vjetësh ishte zbuluar edhe një shtatore e Albrightit, ndërsa një vit më vonë, Prishtinës iu shtua edhe shtatorja e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Shtatorja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Prishtinë, Kosovë.
Shtatorja e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Prishtinë, Kosovë.

Në vitin 1990, Dole udhëhoqi një delegacion të SHBA-së në Kosovë – vizitë e cila, siç tha më vonë vetë Dole, “ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.

Shtatorja e ish-senatorit amerikan, Robert Dole, në Prishtinë, Kosovë.
Shtatorja e ish-senatorit amerikan, Robert Dole, në Prishtinë, Kosovë.

Në Ferizaj, ndërkaq, rrugët e emëruara për nder të Clarkut dhe Sheas çojnë drejt qendrës së qytetit, ku ndodhet edhe sheshi “Tony Blair”. Aty së shpejti pritet të vendoset edhe një shtatore e tij.

Sheshi "Tony Blair" në Ferizaj, Kosovë.
Sheshi “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.

Por, përveç shtatoreve, rrugëve e emërimit të bizneseve, kontributi i këtyre personave është shënuar edhe në një mënyrë tjetër në Kosovë: duke emëruar fëmijët për nder të tyre.

Në vizitën e fundit të Clintonit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ai u befasua nga një numër i madh i fëmijëve nga Kosova që mbanin emrin e tij.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, duke pozuar me fëmijë të emëruar për nder të tij në Tiranë, Shqipëri.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, duke pozuar me fëmijë të emëruar për nder të tij në Tiranë, Shqipëri.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë janë gjithsej 31 djem me emrin Klinton, një me emrin Bill, tri vajza me emrin Hillari, katër djem me emrin Tonibler dhe dy djem me emrin Klark. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Tërnava: Kurban Bajrami na mëson sakrificën për ta ruajtur atdheun

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Trump thotë se është `shumë i zhgënjyer` nga Musk

Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti bëri homazhe në kujtim të 16 martirëve të familjes Mirena

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
FSHF vjen me një tjetër njoftim për biletat Shqipëri-Serbi
Biden pranon se nuk kishte paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin
Beros arrestohet dhe pushohet nga puna. Prokurorët e BE-së: Ne e nisëm aksionin, Berosh mori ryshfet
Specialja flet për kushtet e paraburgimit në Hagë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?