By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqës politik, diplomatë shqiptarë e të huaj thirrje Kosovës për ruajtjen e aleancave perëndimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Udhëheqës politik, diplomatë shqiptarë e të huaj thirrje Kosovës për ruajtjen e aleancave perëndimore
Ballina 1Lajme

Udhëheqës politik, diplomatë shqiptarë e të huaj thirrje Kosovës për ruajtjen e aleancave perëndimore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 6:28 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Udhëheqës politik e diplomatë shqiptarë e të huaj, thanë të hënën në Prishtinë se Kosova duhet të marrë vendin e saj në familjen euro atlantike dhe për këtë është e domosdoshme ruajtja e aleancave me perëndimin. Këto komente u bënë gjatë konferencës me temën “Rugova dhe perëndimi”, e cila u organizua nga Lidhja Demokratike e Kosovës në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit.

Ish kryeministri italian, Massimo D’Alema, tha se trashëgimia e ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova është më e gjallë dhe më nevojshme se kurrë më parë.

“Një kohë shumë e gjatë ka kaluar që atëherë dhe Kosova ka bërë shumë hapa përpara, por jemi ende larg nga qëndrueshmëria dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit, që përbënin edhe qëllimin e Ibrahim Rugovës, dhe pa të cilat është e vështirë për Kosovën të arrijë të shoh statusin e saj si një vend i pavarur plotësisht të njohur, dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Rreziku sot është që ripërtëritja e tensioneve në planin ndërkombëtar do të pasqyrohet në realitetin e Ballkanit, një realitet që mbetet i brishtë dhe i goditur nga konflikte nacionaliste, etnike dhe fetare. Më shumë se kurrë Ballkani ka nevojë për atë që do ta quaja shpirti i Rugovës, që nënkupton aftësinë e udhëheqësve të ngrihen për popullin e tyre pa rënë pre e nacionalizmit”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se në 25 vjetorin e çlirimit Kosova ka nevojë të ripërtërijë kujtesën dhe të kthehet te idealet që e ndihmuan të dalë nga lufta në liri.

“Në gjithë absurditetin përplasës të sotëm, te i cili absurditet gjejmë sot veten si në habi disi, në gjithë këtë mes dridhjesh të paimagjinueshme të Kosovës në rrugëtimin tonë origjinal e euroatlantik me miq e aleatë, në pabesinë më të madhe të zareve që thyejnë trashëgiminë reale të Ibrahim Rugovës, ne duhet të gjejmë jo vetëm kurajën për veprim të menjëhershëm politik por dhe besimin në bërjen e këtij rrugëtimi me plot bindje. Për ne perëndimi nuk është dëshira jonë, është identiteti ynë”, tha zoti Abdixhiku.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se është koha që Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare të reflektojnë mbi interesat strategjike, duke u përqendruar më pak në krizat aktuale dhe më shumë në synimet e përbashkëta dhe rrugën e përmbushjes së tyre.

“Nuk jam i sigurt se asnjëra palë po e bën këtë si duhet tani për tani të jem i sinqertë, dhe mund ta pranoj se pak nga ajo ku ne duam ta shohim Kosovën të përparojë po pengohet nga disa prej vet zgjedhjeve tona. Por kjo nuk e çliron udhëheqjen aktuale dhe asnjë udhëheqje tjetër nga përgjegjësia e vet, të gjithë mund dhe duhet të bëjmë më mirë. Të gjithë kemi një vizion, që besoj së pari është artikuluar nga president Rugova, për një Kosovë që merr vendin që i takon, që integrohet plotësisht në të gjitha strukturat evropiane, që sillet dhe trajtohet për çfarë është në fakt – një vend sovran, demokratik, shumëetnik”, tha ai.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se ish presidenti Rugova ka lënë pas një trashëgimi të vyer për brezat e ardhshëm.

“Me strategjinë e tij të paqes për të fituar luftën Ibrahim Rugova dëshmoi se e para – besnikëria ndaj parimeve është mbytëse pa largpamësinë dhe e dyta – paqes së plotë i duhet diçka esenciale më shumë sesa fitorja e luftës me armë, i duhet shikimi i të shkuarës me sytë e të ardhmes dhe jo shikimi i të ardhmes me sytë e së shkuarës”, tha ai.

Zoti Rama tërthorazi hodhi kritika ndaj qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për qasjen ndaj aleatëve ndërkombëtarë ndërsa theksoi se shqiptarët janë një popull i vogël i ndarë në dy shtete, për të cilët mbështetja e miqve dhe aleatëve mbetet thelbësore.

“Udhëheqja e vërtetë në kërkim të paqes së plotë matet jo nga aftësia për të ngritur gur pas guri kulla ngujimesh kinse parimore, por nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit dhe ëndrra për t’i pasur që të gjitha menjëherë përmes një fitoreje absolute, jo rrallë shndërrohet në makthin e humbjes së shumëçkaje për breza të tërë”, tha ai.

Kryeministri shqiptar Rama i cili po qëndron në Kosovë në prag të 25 vjetorit të çlirimit, takoi mëngjesin e së hënës presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe më vonë gjatë ditës u nderua me “Çelësin e qytetit” nga komuna e Prishtinës, por nuk ka takim të paralajmëruar me kryeministrin Kurti.

You Might Also Like

Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time

Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë

Gjykata Supreme: Faturat e mbeturinave paguhen te KRM `Pastrimi`

Kurti viziton punimet në rrugën `Hamdi Kurteshi` në Gjilan

Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituimin e Kuvendit

TAGGED: #Edi Rama, #Jeff Hovenier, #LDK, #Lumir Abdixhiku, #Massimo D’Alema, #Rugova dhe Perëndimi
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NYT: Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për dërgesat e mundshme të raketave të Koresë së Veriut në Rusi

Kosova Times Kosova Times January 23, 2024
Biden arrin në Dublin, premtoi mbështetje të përhershme amerikane në Belfast
Kërcënimi rrëqethës i Putinit për të goditur satelitët e Perëndimit për të gjymtuar rrjetet e energjisë dhe telefonat
McKennie zbulon të ardhmen
Kreu i GUR të Ukrainës: goditjet në Federatën Ruse do të shkaktohen “gjithnjë e më thellë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?