By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken e fajëson Hamasin për zvarritjen e armëpushimit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken e fajëson Hamasin për zvarritjen e armëpushimit në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken e fajëson Hamasin për zvarritjen e armëpushimit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 7:05 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka fajësuar të hënën Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – se po e zvarrit arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Kryediplomati amerikan e nisi sot një turne diplomatik në Lindjen e Mesme për ta shpalosur propozimin më të fundit të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

Duke folur pas një takimi në Kajro me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, Blinkeni tha se Hamasi është pala e vetme që ende nuk është pajtuar me propozimin e Bidenit. Uashingtoni tha se propozimi u mbështet nga Izraeli madje edhe para se Bideni ta bënte publik më 31 maj.

Uashingtoni thotë se propozimi parashikon armëpushim në faza, që përfundimisht çon drejt dhënies fund të luftës.

Megjithatë, Izraeli thotë se do të pajtohet vetëm me ndërprerje të përkohshme të luftës derisa Hamasi të mposhtet plotësisht, ndërsa Hamasi thotë se nuk do ta pranojë një armëpushim, i cili nuk ofron garanci se lufta do të përfundojë.

“Mesazhi im për qeveritë në rajon, për njerëzit në rajon, është: Nëse dëshironi armëpushim, bëni trysni Hamasit të thotë ‘po’”, tha Blinken për gazetarë, para se të largohej nga Egjipti për t’u nisur drejt Izraelit, ku do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Nëse dëshironi t’ua lehtësoni vuajtje e tmerrshme palestinezëve në Gazë, bëni trysni Hamasit të thotë ‘po’. Nëse dëshironi të kthehen të gjitha pengjet në shtëpitë e tyre, bëni trysni Hamasit të thotë ‘po’. Nëse dëshironi që t’i vini edhe izraelitët, edhe palestinezët barabartë në rrugën drejt një paqeje dhe sigurie më të qëndrueshme, bëni trysni Hamasit të thotë ‘po’”, tha ai.

Lufta në Gazë ka nisur tetorin e kaluar, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke zhvilluar një fushatë intensive sulmesh në Gazë, gjatë së cilës, sipas autoriteteve të Hamasit, janë vrarë mbi 37.000 njerëz.

Vizita e Blinkenit vjen pasi presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar më 31 maj një plan për armëpushim nga Izraeli, i cili përfshin fundin e përhershëm të armiqësive, lirimin e pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë, si dhe rindërtimin e Gazës.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

TAGGED: #Antony Blinken, #Fajtor, #Gazë, #Zvarritje armëpushimi, Hamasi
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

BE të mos humbi kohë, ta njoh pa vonesë shtetin e pavarur të Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Kurti: Rinia, pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë
Ultimatumi 72 orësh i i Aleksandër Vuçiqit kundër Kosovës, kërcënim serioz i cili nuk guxon të injorohet, duhet të mobilizohet shteti
Zaluzhny kërcënon se do të godas me armë territorin e Rusisë
Vallecano ndal Real Madridin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?