By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca amerikane: Putini nuk e ka braktisur idenë e pushtimit të të gjithë Ukrainës dhe shteteve baltike
December 20, 2025
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një raund bisedimesh mbi një plan paqeje
December 20, 2025
Ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmit në portin e Odesës
December 20, 2025
Policia brenda 24 orëve shqipton mbi 2 mijë tiketa kundërvajtjesh
December 20, 2025
Hetim i vdekjes në Gjakovë, një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencë
December 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri çek: Ka dyshime se Rusia është përgjegjëse për tentim-zjarrvënie në Pragë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryeministri çek: Ka dyshime se Rusia është përgjegjëse për tentim-zjarrvënie në Pragë
Ballina 2Rajon / Botë

Kryeministri çek: Ka dyshime se Rusia është përgjegjëse për tentim-zjarrvënie në Pragë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 9:49 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Autoritetet çeke dyshojnë se Rusia mund të jetë përgjegjëse për një tentim për t’ua vënë zjarrin autobusëve të transportit publik në Pragë javën e kaluar, tha të hënën kryeministri i Çekisë, Petr Fiala.

Një i dyshuar, 26 vjeç, u arrestua të shtunën dhe ngarkohet me akuzën për terrorizëm në lidhje me sulmin e dështuar të së enjtes.

I dyshuari, i cili vjen nga Amerika Latine, mund të dënohet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor, tha shefi i policisë Martin Vondrasek.

“Ka dyshim se sulmi me gjasë u organizua dhe u financua nga Rusia”, tha Fiala.

Ai theksoi se sulmi i dështuar ishte mbase pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër vendit të tij.

Fiala shtoi se ky tentim ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë “për ta minuar besimin e qytetarëve në shtetin tonë”.

Çekia është mbështetëse e madhe e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, i cili nisi më 2022.

“Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë”, tha Fiala, duke përmendur një shpërthim të madh në një depo municioni që dyshohet se u shkaktua nga spiunët rusë.

Liderët çekë thanë më 2021 se kishin dëshmi që provonin pjesëmarrjen e dy agjentëve nga agjencia ushtarake e spiunazhit e Rusisë në shpërthimin e vitit 2014, ku u vranë dy njerëz.

Rusia e ka mohuar e ka gisht.

Pas sulmit të së enjtes me zjarrvënie, ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan sugjeroi se sulme të ngjashme mund të planifikohen në vendet e tjera evropiane, por nuk pranoi të japë hollësi.

Policia e rriti sigurinë në kryeqytetin çek gjatë fundjavës, për shkak të këtij rasti që ndodhi në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

You Might Also Like

Inteligjenca amerikane: Putini nuk e ka braktisur idenë e pushtimit të të gjithë Ukrainës dhe shteteve baltike

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një raund bisedimesh mbi një plan paqeje

Ka të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmit në portin e Odesës

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Parlamenti i Kosovës që po ngjason në një “stallë” të gërditshme derrash

Kosova Times Kosova Times July 8, 2025
Hoti: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri
Dëmtohet një objekt kyç energjetik në jug të Ukrainës nga një sulm rus
Kurti: Astriti, simbol i përpjekjes për një shoqëri të drejtë e të lirë
Ademi pret Jasharin: FFK do të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?