By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
June 1, 2025
Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”
June 1, 2025
Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë
June 1, 2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
June 1, 2025
Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Price: Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në bisedime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Price: Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në bisedime
Ballina 1Lajme

Price: Kosova dhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në bisedime

Kosova Times
Last updated: 2022/11/08 at 11:42 PM
Kosova Times Published November 8, 2022
Share
SHARE

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha të martën se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Në konferencën e përditshme me gazetarë zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me vlerësimin e Bashkimit Evropian se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës janë shqetësuese.

“Ato vënë në rrezik përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për ta përshkallëzuar më tutje situatën në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri”, tha zoti Price.

Punonjësit serbë në veriun e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet vendase pas mospajtimeve me vendimin e qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke krijuar një situatë të tensionuar në zonë.

Beogradi zyrtar tha se kthimi i tyre do të varet nga veprimet e mëtejme të Prishtinës.

“Veprimet e retorikat që rrisin mundësinë e dhunës, vetëm se vënë në rrezik të panevojshëm jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Kosova e Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara tashmë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Këtu përfshihet edhe fillimi i negociatave për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, tha zëdhënësi Price.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje prej dhjetë muajsh për të shmangur tensionet dhe për të krijuar hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi franko – gjerman që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Karen Donfried tha më herët të martën se “ne në administratën e (Joe) Bidenit kemi kërkuar një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit të cështjes së targave, jo një zbatim me faza ose zgjatje të pjesshme. Dhe ne do të vazhdojmë ta vëzhgojmë nga afër këtë situatë. Këto diskutime janë në vazhdim, ndaj nuk dua të parashikoj veprime dhe hapa të veçantë që po diskutojmë apo planifikojmë, por jemi shumë të angazhuar në vëzhgimin e situatës”, tha ajo.

Zonja Donfried tha se rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-a dhe nëpërmjet tij Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen e ndërsjellë që hap derën e integrimit evropian.

“Dhe ne kemi propozimin franko-gjerman për një rrugë përpara, të cilin gjithashtu e mirëpritëm sepse menduam se ishte e rëndësishme që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vendoseshin në kuadër më të gjerë strategjik në vend që të vazhdohej me përqendrimin në këto çështje më të ngushta të targave”, tha zonja Donfried.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën se Serbia po përpiqet të maskojë refuzimin e nismës franko-gjermane duke bërë përpjekje të destabilizojë situatën ne veriun e Kosovës, në një referim i qartë në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se Beogradi e ka refuzuar planin franko – gjerman i cili niset nga pohimi se Kosova është shtet i pavarur.

You Might Also Like

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore

Banorët ndihen të rrezikuar, kërkojnë pengesa për ngadalësim të trafikut

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën

Kosova Times November 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ

Kosova Times Kosova Times March 28, 2023
Zbulohen të preferuarat për pasardhësin e Jens Stoltenberg!
Një ekuipazh i TG3 sulmohet në Liban, shoferi vdes nga një atak në zemër
Kështu bëjnë grekët makaronat me spinaq dhe djathë feta
Kryeziu: Letra e Kurtit lë për të dëshiruar, por LDK të veprojë politikisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?