By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë
June 6, 2025
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kokën lartë Muharrem Salihu!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kokën lartë Muharrem Salihu!
Opinion

Kokën lartë Muharrem Salihu!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/12 at 7:36 AM
Kosova Times Published June 12, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Meqë jam nga ata që e mbështetën me fjalë dhe me votë, në aspektin moral dhe praktik Muharrem Salihun, e kam të drejtën morale që ta vlerësoj në aspektin analitik humbjen e kandidatit të parë shqiptarë nga koalicioni “Stati Uniti D’Europa” për Parlamentin Evropian.

Fushatë dinjitoze e kandidatit shqiptar

Edhe pse për shkaqe shëndetësore nuk kam mundur të isha prezent të tubimet elektorale, nga distanca përmes rrjeteve sociale dhe mediumeve të ndryshme elektronike e kam përcjellur në vijimësi fushatën elektorale të Marco-Muharrem Salihu.

Ishte mesi i fushatës elektorale, saktësisht ishte data 26 Maj 2024 kur z. Muharrem Salihu m’u lajmërua në mesengjer me këto fjalë: “Përshendetje Florim, do kisha dashur të bashkëbisedojmë në lidhje me kandidaturën time për deputet nga Italia ne Parlamentin Europian,…mund të kontriboni me shkrime nga rrjetet e tua…”!

Unë menjëherë të nesërmen, më 27 Maj 2024 dola me shkrimin autorial në mbështetje të kandidatit shqiptar, Muharrem Salihu- Marco me titull “Ta votojmë shqiptarin Muharrem Salihu për deputet në Parlamentin Evropian”. https://fjala.info/ta-votojme-shqiptarin-muharrem-salihu-per-deputet-ne-parlamentin-evropian/

Pas publikimit të shkrimit, kandidati Muharrem Salihu më kishte premtuar se do të më njoftoj në njërin nga tubimet, por ai erdhi disa herë në Treviso dhe e përfundoj fushatën pa mu lajmëruar fare!!!

Unë nuk e kam ndërmend t’i kërkojë llogari bashkatdhetarit tim, por dëshiroj t’i bëjë një ftesë publike për të pirë kafe së bashku në llogarinë time, për të analizuar në detaje fushatën dhe të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

Muharremin e tradhtuan shqiptarët, Marco-n nuk e votuan italianët

Bashkombasi ynë, sipërmarrësi më i suksesshëm shqiptar në pjesën veriore të Italisë, z. Muharrem Salihu me akronomin Marco kandidoj në zonën zgjedhore Nord Est, përkatësisht në regjionet; Trentino Alto Adige, Emilia Romagna, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia.

Shqiptarët me vendbanim në regjionet e sipërcekura e kishin mundësinë historike që më votën e tyre ta çojnë zërin e shqiptarëve në Parlamentin Europian.

Fushata elektorale e Muharrem Salihut ishte e ndershme dhe dinjitoze, me vullnet dhe besim të madh në fitore, e përditshme dhe tërheqëse për bashkatdhetarët.

Sigurisht që fushata elektorale e kandidatit shqiptar e kishte edhe koston e lartë financiare, të cilën e di vetëm kandidati në fjalë dhe askush tjetër!

Përveç meje që e mbështeta pa asnjë kusht dhe në mënyrë vullnetare, të gjithë të tjerëve, Muharremi ka të drejtë t’ju kërkojë llogari për votën e premtuar! Pasi të gjithë hëngrën e pinë në tubimet e tij elektorale, por jo të gjithë i qëndruan besnik premtimit të dhënë!

Pavarësisht faktit se Marco-Muharrem Salihu nuk arriti të bëhet pjesë e Parlamentit Evropian, ai e bëri historinë në shtetin italian, si kandidati i parë i shqiptarë në këtë shtet që kandidoj për postin e deputetit në Parlamentin Evropian!

Faktorët e humbjes së Marco-Muharrem Salihu janë të shumtë, por në radhë të parë është faktori shqiptar ai i cili nuk e mbështeti ashtu siç e premtoj gjatë fushatës elektorale me “barkun plot”, gojën e lagur nga pijet freskuese dhe mendjen e turbulluar nga pijet alkoolike!

Një faktor tjetër, që Marco nuk e ka lexuar mirë para dhe gjatë fushatës ishte edhe fakti që shumica e pjesëmarrësve në tubime elektorale ishin shqiptar pa të drejt vote në shtetin italian.

Do të mjaftonte vota e shqiptarëve që sot Muharremi të ishte deputet në PE

Krahasuar me numrin e votave të nevojshme që Muharremi i llogariste si të mjaftueshme (30 mijë) për të shkuar në Parlamentin Evropian, më shumë se gjysma e tyre do duhej të grumbulloheshin vetëm në Provincën Treviso, ku ka përqendrim enorm të mërgatës shqiptare nga të gjitha trojet etnike.

Andaj, Marco nuk ka pse të hidhërohet në italianët origjinal, por në italianët e natyralizuar (shqiptarë) që e mashtruan keq gjatë fushatës zgjedhore Muharrem Salihun në të gjitha regjionet dhe provincat, e në veçanti në Provincën e Treviso-s!

Këtë që e them dëshirojë ta argumentoj me fakte. Në tërë Provincën e Treviso-s Muharrem Salihu i ka marrë gjithsejtë 828 vota. Për ta kuptuar edhe më qartë mashtrimin që i bën shqiptarët Muharremit, në komunën e Treviso-s me mijëra shqiptarë me të drejt vote, ai i ka marrë vetëm 59 vota, kurse në komunën më të vogël të provincës (në të cilën unë banoj), pra në Orsago më dhjetëra shqiptarë me të drejt vote, Muharrem Salihu i ka marrë 23 vota.

Nëse e krahasojmë komunën e Treviso-s me 85000 banor dhe mijëra shqiptarë me të drejt vote dhe Orsago-n me vetëm 3800 banor me vetëm dhjetëra shqiptarë me të drejt vote, atëherë është thjesht e kuptueshme, se kush e gënjeu dhe kush tjetër e ndihmoj me votë Muharrem Salihun. “E vërteta nuk është gjithnjë e bukur! Por gënjeshtra është gjithmonë e shëmtuar! (Hermann Hesse).

Unë do t’i thosha nga këtu kandidatit shqiptar; “Testa alta Marco”, kokën lartë Muharrem Salihu për guximin e treguar, për mundësinë e artë dhe të papërsëritshme që iu dhe shqiptarëve që ta votojnë kandidatin e parë shqiptar për Parlamentin Evropian.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Florim Zeqa, #Muharrem Salihu
Kosova Times June 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

AGK për miratimin e ligjit për KPM: Goditje ndaj lirisë së medias

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Të hënën në Londër, Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor
Dardanët e rinj sonte përballen me Belgjikën
Nga një Kuran i shekullit XVI e deri te vezët Fabergé – Kazakistani ekspozon thesaret e konfiskuara
NYT: Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për dërgesat e mundshme të raketave të Koresë së Veriut në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?