By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Njohja e Kosovës s’do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hill: Njohja e Kosovës s’do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE
Ballina 2Rajon / Botë

Hill: Njohja e Kosovës s’do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Kosova Times
Last updated: 2024/06/13 at 1:52 PM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shprehu bindjen se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE), por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të.

Në një intervistë për edicionin e 13 qershorit të së përjavshmes NIN, Hill tha se evropianët po i kërkojnë Beogradit “pikërisht atë që thonë se po e kërkojnë, që është normalizimi i marrëdhënieve” dhe shtoi se BE-ja dëshiron paqe dhe siguri në rajon, natyrisht edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka vende anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja, e rëndësishme, është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, kufij që i bashkojnë ata realisht”, tha Hill.

Në prill, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ai theksoi se ShBA-ja mbështet synimet e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së dhe po përpiqet ta ndihmojë atë “në këtë përpjekje, sepse është mjaft e qartë se Serbia do të jetë në Bashkimin Evropian në të ardhmen”.

Hill nënvizoi se ShBA-ja “e bëri shumë të qartë” se do të dëshironte që Serbia t’u bashkohej sanksioneve kundër Rusisë, por shtoi se Serbia “ka ndërmarrë gjithashtu disa hapa të rëndësishëm për t’ia bërë të qartë Rusisë se nuk pajtohet me agresionin që ajo po kryen kundër fqinjit të vet”.

“Ne kemi një dialog shumë të mirë me Serbinë. Dhe, po, Serbia ka marrë disa masa shumë konkrete për t’ia bërë të ditur Rusisë se ajo që ka bërë në Ukrainë nuk mund qëndron. Dhe, herët a vonë, Rusia do të duhet të arrijë një marrëveshje paqeje dhe të tërhiqet nga Ukraina. Unë mendoj se ne shkojmë mirë me Serbinë”, u shpreh Hill.

Për marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Serbisë, Hill tha se “kanë një dialog shumë të mirë, edhe pse nuk pajtohen për gjithçka; për shembull për Kosovën”.

“Por, ne jemi dakord për domosdoshmërinë e paqes dhe sigurisë në Evropë. Dhe, unë mendoj se jemi shumë dakord për faktin se agresioni rus kundër Ukrainës duhet të ndalet. Do të doja që ne të bënim më shumë. Unë mendoj se dy kombet tona kanë shumë të përbashkëta dhe do të doja që lidhjet tona të forcohen në vitet e ardhshme”, shtoi Hill.

Në lidhje me “kuvendin gjithëserb”, i cili u mbajt të shtunën në Beograd, Hill tha se “të gjithë duhet ta kuptojnë se Marrëveshja e Dejtonit është baza e integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës (BeH) dhe integritetit territorial të entiteteve brenda BeH-së, si dhe se këto elemente të Dejtonit duhet të respektohen nga të gjitha palët”.

Hill shprehu shpresën se do të ketë gjykim “dhe njëfarë përgjegjësie” për sulmin e një grupi serbësh të armatosur kundër Policisë së Kosovës shtatorin e kaluar në veri të Kosovës, ku u vra një rreshter policor.

“Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që u ka ndihmuar interesave serbe dhe sigurisht që nuk ka u ndihmuar as marrëdhënieve amerikano-serbe”, shtoi Hill.

Ai tha, gjithashtu, se ShBA-ja është “shumë e zhgënjyer” që në Qeverinë e Serbisë janë sërish dy person, të cilët janë nën sanksionet e ShBA-së – zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin dhe ministri pa portofol Nenad Popoviq.

“E shihni, unë duhet të shikoj se cila është mënyra më e mirë përpara për gjërat që po përpiqemi të bëjmë me Qeverinë e Serbisë. Dhe, kur komentoni për individë në Qeverinë e Serbisë, nuk jam i sigurt se kjo është mënyra më e mirë. Përpara, sigurisht që kemi shprehur pikëpamjet tona për ata dy individë dhe mendoj se do ta lë mënjanë dhe do të vazhdoj me atë që po bëj këtu”, shtoi ai.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

TAGGED: #BE, #Christopher Hill, #Njohja e Kosovës, #Serbia, #S’do të jetë kusht
Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Unitedi pëson humbjen më të thellë që nga viti 1931

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Maqedonia e Veriut rrezikohet nga një valë e re e rritjes së çmimeve
Është publikuar një parashikim i madh për borë nga dhjetori deri në fund të marsit,pa reshje debore ne Kosove!
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare të plota të Zonës Schengen
Një tjetër familje ruse në telashe: MPB-ja refuzoi kërkesën e tyre për qëndrim të përhershëm në Serbi bazuar në BIA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?