By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e G7-ës pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liderët e G7-ës pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Liderët e G7-ës pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/06/13 at 2:04 PM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan të enjten t’ia japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse.

Diplomatët konfirmuan se pajtueshmëria për këtë marrëveshje u arrit madje para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës.

Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit të tyre në Itali, por Kievi pritet t’i marrë paratë kah fundi i këtij viti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë në Itali gjithashtu dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje tjetër dypalëshe për sigurinë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, ngrinë asete ruse në vlerë prej rreth 300 miliardë dollarësh, pak pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Në fillim të kësaj jave, Zelensky tha se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos

Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz

Transkriptet sekrete të bisedimeve midis Putinit dhe Bushit u publikuan. Putinit i kërkohet të bashkohet me NATO-n

Operacion i madh në Stamboll. “Arrestuam 115 anëtarë të ISIS-it. Ata po planifikonin sulme”

Pamje nga vendi më i ftohtë i banuar në Tokë aktualisht: Banorët vendas nuk mund të dalin as nga shtëpitë e tyre

TAGGED: #Asetet e ngrira ruse, #G7, #Miliarda dollarë hua, Ukraina
Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Marrëveshja me Italinë, mbërrin në Shëngjin një anije me 27 emigrantë

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES
Vuçiq sot me ambasadorin rus Bocan-Harchenko
Kuvendi mban seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Çfarë mund dhe çfarë s’mund të bëjë sistemi Patriot për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?