By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Robertson: Ta mposhtim Putinin, Ukraina duhet ta fitojë luftën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Robertson: Ta mposhtim Putinin, Ukraina duhet ta fitojë luftën
Ballina 2Rajon / Botë

Robertson: Ta mposhtim Putinin, Ukraina duhet ta fitojë luftën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/16 at 10:48 AM
Kosova Times Published June 16, 2024
Share
SHARE

Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson, thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

Për The Geopost, Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

Intervista e plotë:

The Geopost: 25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

The Geopost: Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

The Geopost: NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.

You Might Also Like

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.

TAGGED: #George Robertson, #Rusia, #Vladimir Putin, Ukraina
Kosova Times June 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan

Kosova Times Kosova Times May 18, 2025
Një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë banimi në perëndim të Moskës. Ka një person të vdekur
Izraeli thotë se tre komandantë të tjerë të Hamasit janë vrarë
Parashikimi i motit në Shqipëri
Seanca e KS të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë, mbahet më 23 tetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?