By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë
August 25, 2025
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zvicerani që jetoi me vuajtjet e kosovarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zvicerani që jetoi me vuajtjet e kosovarëve
Ballina 1Lajme

Zvicerani që jetoi me vuajtjet e kosovarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/16 at 9:21 PM
Kosova Times Published June 16, 2024
Share
SHARE

Po ta dëgjonte zemrën, më shpesh do të vinte në Kosovë. Por këmbët i janë lodhur, prandaj rrugën nga Zvicra në Kosovë e bën rrallë. Fjala është për Ueli Leuenberger, ish-politikan nga Zvicra, një mbështetës i madh i shqiptarëve atje dhe në Kosovë.

E tani, në herën e pestë të qëndrimit në Kosovë, kur vendi po feston 25 vjetorin e çlirimit, nuk pati si të mos e vizitonte ekspozitën që risjell mbulimin mediatik nga gazetarët e huaj të luftës së Kosovës.

“Pashë filma, dokumente dhe fotografi të atyre personave që i kam parë çdo natë gjatë lajmeve të RTK-së. Dhe, mu kujtua shumëçka nga koha kur ndaja momentet me kosovarët që nëpërmjet ekranit, po shihnin fshatrat e tyre tek digjeshin. Me kujtohet një gjyshe me një valixhe që ecte përgjatë hekurudhës, duke ikur. Familja e saj në Gjenevë gjatë transmetimit që zgjati 5 sekonda e njohu atë dhe qëndruan gjatë 4 ose 5 ditëve para televizionit, duke i shikuar të gjitha kanalet për të parë përsëri atë. Pas 5 ditësh, ata morën lajme nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që ajo ishte në Stankovac. Ishte një lehtësim i madh që më në fund kishin lajme për të afërmit e tyre. Situata të tilla kam përjetuar qindra dhe mijëra herë me njerëz të ndarë nga vendi i tyre dhe pa qasje në informacion gjatë luftës”, tha në një rrëfim të tij për RTK-në, Ueli Leuenberger. Duke jetuar çdo ditë me vuajtjet e shqiptarëve, Leuenberger u bë avokat i madh i tyre, dhe u përfshi aktivisht në ngritjen e çështjes së Kosovës te ndërkombëtarët.

“Isha i bindur, se si në Bosnjë dhe Hercegovinë, edhe në Kosovë do të kishte luftë. Dhe me këmbëngulje po kërkoja ndërhyrje që të ndalohej Millosheviqi. Gjatë konfliktit po kërkonim të gjenim mënyra nga më të ndryshmet për të ndihmuar popullin e Kosovës dhe ushtarët e UÇK-së me ilaçe e çdo gjë tjetër që kishim mundësi”, shtoi ai.

25 vjet pas lufte ish politikani zviceran, pret trysni më të madhe nga BE drejt vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet. “Është jashtëzakonisht për të ardhur keq, dhe për sa kohë që këto vende nuk e njohin pavarësinë, për sa kohë që Evropa nuk ushtron më shumë presion mbi Beogradin, mendoj se kjo situatë do të zgjasë ende. Do të dëshiroja që qeveritë dhe populli në Evropë të kërkonin me më vendosmëri njohjen e pavarësisë së Kosovës, që do të ishte një zgjidhje për një paqe të qëndrueshme në rajon”, përfundoi ai.

Nga viti 1993, kur për herë të parë qëndroi në Prishtinë, në një periudhë të errët të historisë së Kosovës, tashmë me krenari thotë se nuk e hoqi emblemën e 25 vjetorit të çlirimit. Atë e mban që nga momenti kur në fillim të javës, zbriti në aeroportin e Prishtinës.

You Might Also Like

Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal

Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!

TAGGED: #Ueli Leuenberger, #Vuajtjet e kosovarëve, #Zviceran
Kosova Times June 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj”

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
A mund të tregojë numri i këpucëve se s do jetoni: Shikoni grafikun dhe zbuloni të vërtetën
Sllovakia e zgjedh sot presidentin e ri midis ndarjeve të thella për luftën në Ukrainë
Jutarnji list: Vuçiq është në telashe, në Beograd Von der Leyen përdori një shprehje që shkaktoi frikë në Serbi
Spanja regjistron pranverën më të nxehtë në histori
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?