By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit
October 27, 2025
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
October 27, 2025
Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”
October 27, 2025
Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë
October 27, 2025
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024
Sport

Ramos: Më dhemb shpirti që nuk jam në Euro 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 2:40 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

Sergio Ramos po e vuan mungesën e tij në Euro 2024. Ai nuk e fshehu një gjë të tillë, teksa u pyet lidhur me zgjedhjen e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, për ta lënë atë jashtë Kombëtares për Kampionatin Evropian.

“Ajo që varej nga unë, domethënë të bëja një paraqitje të mirë me ekipin tim, ka qenë maksimale. Më dhemb shpirti që nuk jam atje me kombëtaren, por në futboll ka gjëra që nuk varen vetëm nga ti”, ka theksuar Ramos.

Një koment të tillë, ai e bëri në konferencën e tij lamtumirëse nga Sevilla.

Ramos shpjegoi tutje pse kishte vendosur të kthehej te skuadra e tij e zemrës: “E nisa këtë projekt sepse ishte çështje ndjenjash dhe zemre dhe jo parash. Doja ta bëja si nderim për Antonio Puerta, për Hose Antonio Reyes, për gjyshin tim dhe veten. Babai mezi priste të më shihte sërish duke luajtur këtu. Personalisht doja t’u tregoja të gjithëve origjinën time. E bëra këtë me paraqitje dhe përkushtim dhe tani largohem me kokën lart dhe me detyrën time të përmbushur”.

Lidhur me vonesën e tij për t’i thënë lamtumirë Sevillas, ai është shprehur: “Është një vendim i marrë në nivel personal dhe familjar. Kur largohesh nga shtëpia, nuk e merr vendimin shpejt. Doja që klubi të kishte kohë për të menduar për prurjet e reja”.

Së fundi, Ramos lidhet me një transferim të mundshëm në ligën amerikane MLS dhe ai nuk mohoi një gjë të tillë.

“Është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend që na tërheq shumë në nivel familjar, por deri më sot nuk ka asgjë të rënë dakord me asnjë ekip. Pensionimi? Nuk mendoj fare të pensionohem, jam ndjerë shumë mirë këtë vit. Jam i uritur të vazhdoj të konkurroj dhe ndihem i shëndetshëm për të vazhduar”, ka shtuar Ramos.

You Might Also Like

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

Arbitri i Euroligës arrestohet në një operacion të madh. Ai është anëtar i një klani të rrezikshëm të Beogradit

Ostlund pas fillimit të punës me Kosovën: “Do të hyjmë me energji të re”

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në Eindhoven para ndeshjes me PSV-në

TAGGED: #Sergio Ramos, Euro 2024
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia përgatitet për ofensivën ukrainase në rajonin e Hersonit

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
OKB: Kriminelët sigurojnë fitim prej 236 miliardë dollarësh nga puna e detyruar
Një togë e “Ujqërve të natës” u nis për në Ukrainë. Më pak se 1% e motoçiklistëve pro-qeveritar ranë dakord të luftonin
Shpërthimi i hotelit në Sarandë/ Atentat i mirëmenduar ndaj godinës, autorët lidhën tritolin në seri
Gjykata Speciale jashtë mbikëqyrjes institucionale të Kosovës (Video)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?