By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500.000 bashkëshortë të amerikanëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500.000 bashkëshortë të amerikanëve
Ballina 2Rajon / Botë

Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500.000 bashkëshortë të amerikanëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 10:27 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në Shtetet e Bashkuara, që janë të martuar me shtetas amerikanë.

Ky vendim është në kundërshtim të plotë me planet e rivalit republikan, Donald Trump, për dëbime masive.

“Ne mund ta rregullojmë këtë. Edhe këtë po e bëj sot”, ka thënë Biden prej Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar përpjekjeve për të legalizuar qëndrimin e kësaj kategorie të migrantëve.

“Hapat që do të marr sot mbështeten në masë prej popullit amerikan”.

Programi do të vlejë për gati 500.000 bashkëshortë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, nisur prej 17 qershorit, është thënë në deklaratat e lëshuara prej Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare.

Programi do të përfshijë edhe rreth 50.000 fëmijë nën moshën 21-vjeçare, që kanë një prind amerikan.

Biden, demokrat që synon një mandat të dytë si president, i ka fituar zgjedhjet edhe me premtimin për të përmbysur shumë politika kufizuese për migrantët, të fuqizuara prej paraardhësit së tij, Trumpit, i cili, po ashtu, synon edhe një mandat në Shtëpi të Bardhë.

Mirëpo, i përballur me arrestime masive të migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, Biden e ka ashpërsuar tonin ndaj migrantëve në muajt e fundit.

Më herët gjatë këtij muaji, Biden ua ka ndaluar migrantëve që kalojnë paligjshëm kufirin SHBA-Meksikë që të kërkojnë azil – politikë e ngjashme me atë të Trumpit, dhe e cila është kritikuar prej disa demokratëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e migrantëve.

Megjithatë programi për legalizim të bashkëshortëve të shtetasve amerikanë mund të forcojë mesazhin e tij se mbështet një sistem më njerëzor të migrimit dhe që dallon prej Trumpit.

Në ShBA veçse ekziston një mënyrë që migrantët e martuar me amerikanë të sigurojnë leje të qëndrimit.

Mirëpo në shumicën e rasteve, ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA, fillimisht duhet të kthehen mbrapsht në vendlindjet e tyre për disa vjet, para se t’iu mundësohet kthimi në mënyrë të ligjshme.

Program i ri do t’iu mundësojë tani atyre që të aplikojnë për leje të qëndrimit pa u larguar prej ShBA-së dhe nëse sigurojnë lejen për qëndrim, ata kanë mundësi të aplikojnë edhe për shtetësi.

Personat që konsiderohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë publike apo kanë histori të problemeve, nuk do të mund të aplikojnë.

Zbatimi i programit do të nisë në muajt e fundit dhe besohet se meksikanët do të përfitojnë më së shumti prej tij.

You Might Also Like

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

TAGGED: #Joe Biden, #ShBA, #Shtetësia
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superliga rikthehet sot me duelin Prishtina-Dukagjini

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Futboll: Organizohet ceremonia e shpalljeve të më të mirëve
Kurti do të mbajë ligjëratë në Universitetin Yale, për Kosovën e rajonin
Një pjatë pa shumë filozofi që kënaq: Recetë për një gjellë pule të papërmbajtshme
Policia e Ferizajt fillon fushatën me moto ‘Festo me zemër, jo me armë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?