By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pushteti në Serbi kundër festivalit “Mirëdita Dobar dan”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Pushteti në Serbi kundër festivalit “Mirëdita Dobar dan”
Lajme

Pushteti në Serbi kundër festivalit “Mirëdita Dobar dan”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 5:36 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

I nisur dhjetë vjet më parë si një ngjarje që nxit bashkëpunimin kulturor dhe dialogu mes serbëve dhe shqiptarëve, festivali “Mirëdita, Dobar dan”, u gjet sivjet nën sulmet dhe kërcënimet e përfaqësuesve të pushtetit në Serbi.

Ndonëse nga organizatorët shihet si një zhvillim që synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si mjet për nxitjen e pajtimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje paqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor, për disa politikanë në pushtet në Serbi, festival paraqet një ngjarje me “rrezikshmëri të lartë” dhe kërkojnë anulimin e tij.

Festivali ishte planifikuar fillimisht të mbahej me 28 qershor, por organizatorët thanë se ai do të mbahet në datat 27 dhe 29. Në të kaluarën, organizatorët ishin cak i kërcënimeve nga organizatat ekstremiste. Pavarësisht kësaj, festivali u mbajt në Beograd, ndonjëherë me një prani të madhe të forcave policore në qendër të kryeqytetit serb dhe me incidente sporadike midis forcave të sigurisë dhe protestuesve të së djathtës së skajshme serbe.

Sivjet valën e reagimeve e hapi prefekti i Beogradit, Aleksandar Shapiç, i cili deklaroi se qyteti nuk do lejojë “shfrytëzimin e asnjë zone publike apo hapësire” për festivalin.

“Jam kategorikisht kundër mbajtjes së festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan’, i cili prej vitesh po falsifikon dhe ndryshon drejtpërdrejt historinë përmes promovimit të të ashtuquajturës trashëgimi kulturore të Kosovës, duke përjashtuar faktin se ajo është serbe, me të cilin organizatorët e ky festival e vë në pikëpyetje sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Serbisë”, tha ai, duke shtuar se këtë herë organizatorët “shkuan një hap më tej dhe e caktuan festivalin pikërisht në Vidovdan, më 28 qershor, duke i futur gishtin në sy gjithë popullit serb dhe shtetit serb”.

Sofija Todoroviç nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, organizatore e festivalit, thotë se organizatorët nuk mund të “njohin apo të mos njohin një vend, por nuk mund t’i mbyllin sytë para realitetit”.

Në një bisedë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ajo tha se festivali promovon kulturën, artin dhe diskutimin për çështje të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe se qëllimi i tij është që dialogu të “zbres” midis njerëzve.

Mirëpo, qeveria në Beograd e shpërdoron atë për qëllime propagandistike dhe politike, ndërsa në të njëjtën kohë, të paktën në letër, merr pjesë në procesin e normalizimit, tha ajo.

Zonja Todoroviç rikujton se “përcaktim strategjik i këtij vendi është Bashkimi Evropian, pjesë përbërëse e asaj rruge është kapitulli 35-të (i negociatave për anëtarësim), i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe pjesë përbërëse e atij kapitulli është Marrëveshja e Ohrit e arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Ajo shprehet e bindur se festivali nuk bie ndesh me interesat e Serbisë.

“Gjithçka që po ndodh rreth festivalit i shërben sërish nevojës për të kënaqur segmentet më të djathta dhe më ekstreme të shoqërisë serbe, por, për fat të keq, përfaqësuesit e segmenteve më ekstreme janë bërë edhe zyrtarë publikë”, tha zonja Todoroviç.

Zëvendëskryeministri pro rus i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet amerikane, ka thënë se mbajtja e festivalit është “fyerje të cilës shteti i Serbisë duhet t’i përgjigjet”.

Ndërsa kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici”, njëkohësisht ministre për përkujdesjen ndaj familjes dhe demografisë, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, deklaroi se do ta anulonte këtë ngjarjeje, sepse, pretendon ajo “dëmton rendin kushtetues dhe cenon ndjenjën kombëtare”.

Për sociologun Ivan Zhivkov, rrethanat po ndryshojnë, por të njëjtët njerëz janë në pushtet në Serbi siç ishin në vitet 1990. “Janë Vulin, Ivica Daçiç, Aleksandar Vuçiç” njerëz që sipas Zhivkovit nuk njohin rrugë tjetër “përveç përhapjes së urrejtjes ndaj çdo gjëje që është ndryshe”.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, u bëri thirrje organizatorëve që ta anulojnë festivalin për shkaqe sigurie, duke theksuar se festivali është një tubim “me rrezikshmëri të lartë”.

Sociologu Zhivkov beson se festivali do të mbahet dhe se çdo gjë do të shkojë mirë, përveç nëse autoritetet vendosin në një moment se u përshtatet një incident që do të ishte tema kryesore për disa ditë dhe të mbulojë diçka tjetër që duan të mbulojnë “si korrupsioni dhe krimi”.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” i cili nisi në vitin 2014, paraqet filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova. Ky festival në Serbi zakonisht është përballur me protesta të grupeve ultranacionalistësh serbë që kërkojnë anulimin e tij.

You Might Also Like

Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Dua Lipa: E bëre Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë

Çeku: ‘Sunny Hill’ bën Prishtinën skenë ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Sunny Hill Festival

TAGGED: #Festivali, #Mirëdita dobar dan
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani ekzekutoi 29 persona duke u varur brenda një dite

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Komisioni Evropian do t’i vendos këto sanksione ndaj Kosovës gjatë javës
Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut
Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit
Prodhuesi më i madh kinez i kamerave CCTV iku fshehurazi nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?