By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 24, 2025
Moti ne Shqiperi me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare
October 24, 2025
Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë në SHBA
October 24, 2025
Shikoni veprimin e parashutistëve ukrainas. Ata çliruan fshatin, kapën robër 50 rusë
October 24, 2025
Një revolucion në stomatologji: Dhëmbët nga laboratori bëhen realitet
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Procedohet në seancë projektligji për KPM-në, opozita kundër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Procedohet në seancë projektligji për KPM-në, opozita kundër
Lajme

Procedohet në seancë projektligji për KPM-në, opozita kundër

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 12:51 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me 6 vota për ka proceduar për seancën e Kuvendit për votim në lexim të dytë, raportin me amendamente të Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Kryetari i Komisionit, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se amendamentet e këtij projektligji janë shqyrtuar në komisionet e përhershme.

“Raporti përmban 93 amendamente. Konstatoj se 6 vota për procedohet raporti me amendamente për në seancë plenare për në lexim të dytë”, ka deklaruar ai.

Por, deputet e opozitës në këtë mbledhje propozuan që ky projektligj të dërgohet për shqyrtim edhe në Komisionin e Venecias, pasi sipas tyre, ka pasur reagime nga shoqëria civile dhe mediet që ky projektligj cenon lirin e medieve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka propozuar që ky projektligj të dërgohet në Komisionin e Venecias, që të japë një pasqyrë më të mirë të tij.

“Ka pasur shumë ndryshime ky projektligj. Shihet se ka mbështetje. Kisha kërkuar që të dërgojmë për shqyrtim edhe në Komisionin e Venecias pasi është një projektligj i rëndësisë së veçantë që ka të bëjë me demokracinë dhe shprehjen e lirë dhe harmonizimin e medias së lirë. Që t’ia jap një pasqyrë më të mirë këtij projektligji. Ta dërgojmë si komision jo si parti politike”, ka theksuar ai.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se e përkrah që ky projektligj të shqyrtohet në Komisionin e Venecias. Ai ka deklaruar se në këtë formë që është ky projektligj nuk do t’i marr votat e LDK-së.

“Ka pasur dëgjime publike por mendoj me pak përfshirje. Në komunën e Prishtinës nuk ka ardhur as një njeri. Me që gjatë gjithë fazave të trajtimit të projektligjit si opozitë kemi bërë shumë propozime që nuk janë marr parasysh. Është mirë që mu gjete një mekanizëm që ky projektligj i plotëson standarde e në këtë rast e përkrahi edhe mendimi e deputeti Lushtaku që të shkoj në komisionin e Venecias, sepse në bazë të reagimeve të shoqërisë civile dhe medieve ky projektligj prek pak a shumë lirin e shprehej e punës së medieve në përgjithësi. Në këtë formë si është votat e LDK-së nuk do t’i ketë”, ka thënë ai.

Kryetari i Komisionit, ka thënë se ky projektligj është diskutuar më shumë se çdo projektligj tjetër dhe se për këtë janë marr parasysh edhe dy çështje që janë ngritur nga ekspertja prej Këshillit të Evropës.

“Nuk di a ka nja ligj që është diskutuar më shumë. Në këtë fazë nuk kemi mundësi që të shkojmë në Komision të Venecias, kjo mund të vendoset në instanca të tjera. Ky ligj është dashtë 6 vite më parë të plotësohet e ndryshohet, më mirë vone se kurrë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Moti ne Shqiperi me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare

Vazhdon gjykimi ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq për krime lufte

Mot sot i vranët me intervale me diell

Rubio mbërrin në Izrael. Media: Do të diskutojë qeverinë për të zëvendësuar Hamasin në Gaza

Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve

TAGGED: #Opozita kundër, #Procedohet në seancë, #Projektligji për KPM-në
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kraniqi e Abdixhiku: S`ka krahasim mes draftit e marrëveshjes së 2013-ës

Kosova Times Kosova Times November 3, 2023
OneHost zgjerohet në SHBA – kompania kosovare hap zyrën e saj në Amerikë
RrGK kritikon Gjykatën Themelore për dënim të ulët për rastin e 11-vjeçares
Jutarnji list për Serbinë që “padyshim po shkon në përqafimin e Putinit”: Ligji i propozuar famëkeq që i jep “carit nga Kremlini” fuqi të madhe
Kosova dhe Turqia aleate edhe në sektorin e bujqësisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?