By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës
Ballina 2Rajon / Botë

Disa vende të Ballkanit Perëndimor përballen me ndërprerje të rrymës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 4:42 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Shumë qytete në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, më 21 qershor.

Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri tha se shkaktarët e ndërprerjes së rrymës kanë qenë volumet e larta të transmetimit dhe temperaturat ekstreme, që kanë shkaktuar defekte në linjën e interkoneksionit me Greqinë.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin”, tha OST përmes një njoftimi duke shtuar se po merren masa për rikthimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, tha se ndërprerja zgjati rreth gjysmë ore në gjithë vendin dhe konfirmoi se, sipas një analize fillestare, temperaturat e larta dhe sistemi i ngarkuar i transmetimit ishin shkaktarë.

“Kemi arritur të rikuperojmë situatën brenda 30 minutash në gjithë vendin, e për Tiranën për 17 minuta”, tha ajo në një video të publikuar në faqen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Facebook.

Ajo shtoi se Shqipëria “vazhdon të jemi zonë me rrezikshmëri të lartë, sepse volumet e transmetimit ne linjat e interkonjeksionit janë të mëdha dhe temperaturat do të mbeten në nivele rekord edhe ditët në vijim”.

Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë.

Ministri malazez i Energjisë dhe Minierave, Sasha Mujoviq, tha se problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është “i natyrës rajonale, është një dështim rajonal”.

Ai shton se operatorët e sistemit të transmisionit janë të “fokusuar maksimalisht”, edhe pse për “momentin nuk dihet ende se ku është faji”.

“Po punojmë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e sistemit”, tha Mujoviq.

Ai beson se kjo ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe.

“Konsumimi u rrit ndjeshëm për shkak të temperaturave të larta. Në një situatë të temperaturave të larta, ndodh që ftohja e ajrit të jetë më e dobët, dhe temperaturat e larta çojnë në rënien e linjës”, shtoi Mujoviq.

Edhe Kroacia njoftoi se disa pjesë të vendit janë përballur me ndërprerje të rrymës, përderisa autoritetet kroate, së bashku me homologët e tyre në shtetet fqinje, thanë se po analizojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës.

Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria e ndajnë vijën bregdetare të Detit Adriatik. Rrjetet energjetike në rajon vazhdojnë të jenë të lidhura edhe pas luftërave në Ballkan në vitet e ’90-ta.

Operatori i Pavarur i Sistemit në Bosnje e Hercegovinë (BeH) tha se “nuk ishte e mundur të parandalohej kolapsi i sistemit të energjisë elektrike” në këtë shtet.

“Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është përhapur edhe në Kroaci, me të cilën Bosnje e Hercegovina ka numrin më të madh të linjave ndërlidhëse të transmisionit”, tha operatori.

Operatori theksoi se normalizimin e situatës e pengojnë tensionet e larta në rrjetin 400 dhe 220 kilovolt (kV).

Ndërkaq, drejtori i Kompanisë së Energjisë Elektrike në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”.

Probleme me rrymë nuk janë raportuar në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Ndërprerja e rrymës të premten pasdite ndodhi në një kohë kur autoritetet në rajon i paralajmëruan qytetarët të jenë të kujdesshëm, të pinë ujë dhe ta shmangin diellin, për shkak të temperaturave tejet të larta.

Meteorologët thonë se i nxehti në rajon këtë javë erdhi nga Afrika.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperatura mbi 35 gradë Celsius.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

TAGGED: #Ballkani Perëndimor, #Bosnje e Hercegovinë, #Kroacia, #Mali i Zi, #Ndërprerje rryme, #Përrballje, #Shqipëria
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zjarret vazhdojnë të përhapen në Greqi

Kosova Times Kosova Times August 26, 2023
Reshjet e dëborës, të bllokuara rrugët e fshatrave në Kukës dhe Has
Osmani: Beogradi synon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin
Rusia është përgatitur të klasifikojë punën e qeverisë në rast të gjendjes ushtarake
Policia shqiptoi 2713 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?