By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë
August 3, 2025
Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv
August 3, 2025
Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”
August 3, 2025
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
August 3, 2025
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moska: Të hapur për bisedime me ShBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Moska: Të hapur për bisedime me ShBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Moska: Të hapur për bisedime me ShBA mbi rreziqet bërthamore, por të përfshijnë edhe Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 10:01 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedime mbi çështje sigurie me Shtetet e Bashkuara, por shtoi tha se ato duhet të përfshijnë konfliktin në Ukrainë, e në mënyrë specifike atë që ai e quajti “angazhim të drejtpërdrejt” të Shteteve të Bashkuara atje.

Gjatë konferencës së rregullt me gazetarët, zëdhënësi Peskov tha se dialogu ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “është shumë i nevojshëm” për shkak “të problemeve të shumta të lidhura me arkitekturën globale të sigurisë”.

Zoti Peskov i bëri këto komente si përgjigje ndaj pyetjes rreth mundësisë së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara rreth rreziqeve bërthamore pavarësisht konfliktit në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të vendosë Ukrainën në krye të listës për ta furnizuar me raketa të fuqishme për mbrojtje ajrore pas sulmeve të Rusisë me raketa dhe dronë që dëmtuan rrjetin energjetik nëpër tërë vendin gjatë natës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se qindra raketa të sapo prodhuara ‘Patriot” dhe ‘NASAMS’ – që përdoren për mbrojtje tokë-ajër – do të dërgohen në Ukrainë para se t’u jepen shteteve të tjera që i kanë porositur ato, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Putini dhe Koreja e Jugut

Ndërkohë, gjatë vizitës në Azi, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të premten Korenë e Jugut kundër dërgimit të armatimit në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut thanë të enjten se marrëveshja e nënshkruar gjatë kësaj jave ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut përmes së cilës dy shtetet zotohen të mbrojnë njëra-tjetrën në rast lufte paraqet “një rrezik të madh” dhe se Seuli po shqyrton mundësinë që të dërgojë armë Ukrainës si kundërpërgjigje, që shënon përmbysje të politikës së deritashme për të mos u dhënë armë shteteve të janë të angazhuara në konflikte.

Putin u përgjigj të premten duke thënë se Koreja e Jugut nuk ka arsye për t’u shqetësuar rreth traktatit të Rusisë me Korenë e Veriut, por shtoi se nëse Seuli i dërgon armë Ukrainës ky do të ishte “një gabim shumë i madh.” Ai shtoi, “nëse e bën një gjë të tillë, atëherë do të marrim vendime të caktuara që nuk do t’i pëlqejnë aspak udhëheqësve aktualë të Koresë së Jugut.”

Ofensiva ukrainase

Ukraina u përgjigj ndaj sulmeve ruse të premten me një sulm ndaj rafinerive të naftës, radarëve dhe qendrave të zbulimit në pjesë jugore të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se forcat ukrainase sulmuan një depo karburantesh dhe lëndësh kimike në rajonin Tambov të Rusisë, si dhe një depo vaji në Adygea.

Sipas raporteve ruse, një person ka humbur jetën në sulme. Zyrtarët rusë pretenduan se shkatërruan 114 dronë ukrainase.

Rrjeti energjetik i Ukrainës nën sulm

Kompania furnizuese e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, njoftoi të enjten se sulmi rus ndaj termo-elektranës shkaktoi dëme serioze. Gjatë tij u lënduan tre punonjës.

“Pajisjet në Vinistia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev janë dëmtuar”, njoftoi Ukrenergo përmes një kumtese.

Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se reduktime të rregullta një orëshe të energjisë elektike do të zbatoheshin në tërë vendin. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

You Might Also Like

Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

Tërmeti i fuqishëm zgjoi vullkanin në Rusi që kishte qenë i fjetur për 600 vjet, duke hedhur hi pesë kilometra lart

TAGGED: #Bisedime, #Dmitry Pestov, #Mbi rreziqet bërthamore, #Rusi, #ShBA, #Ukrainë
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE-ja sanksionon kanalin Russia Today që operon nga Serbia

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Kurti me të burgosurit politikë: Përkundër dëshmive, kryesit e masakrës së Dubravës ende të lirë
Sot tri ndeshje në Euro 2024, vëmendja te dueli Itali-Spanjë
Edhe sot mot me diell e temperatura të larta
BBC: 25% e humbjeve ruse në Ukrainë – të mobilizuar dhe mercenarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?