By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FFK gati të nisë Licencën UEFA Pro, kursin më të lartë për trajnerë
October 15, 2025
Protesta në Tiranë, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
October 15, 2025
Komandanti i KFOR-it dhe Malaj flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
October 15, 2025
Byreku i famshëm i Sarajevës: Bukëpjekësi nga Bashçarshia zbulon sekretin
October 15, 2025
Një ushqim i shtrenjtë që shëron dhe ëmbëlson: Paguan 17 mijë euro për një kilogram lëkurë mandarine
October 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grave në Afganistan u ndalohen parqet dhe panairet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grave në Afganistan u ndalohen parqet dhe panairet
Rajon / Botë

Grave në Afganistan u ndalohen parqet dhe panairet

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 10:13 AM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Talibanët i kanë ndaluar gratë afgane të hyjnë në parqet publike dhe panairet e kryeqytetit, vetëm disa muaj pasi urdhëruan që qasja në to të ndahej sipas gjinisë.

Rregulli i ri, i prezantuar këtë javë, i kufizon më tej gratë nga një hapësirë publike gjithnjë e në tkurrje, pasi atyre tashmë iu ndalohet të udhëtojnë pa një shoqërues burrë dhe janë të detyruara të veshin mbulesë sa herë që janë jashtë shtëpisë.

Shkollat për vajzat adoleshente gjithashtu janë mbyllur për më shumë se një vit në pjesën më të madhe të vendit.

“Për 15 muajt e fundit, ne u përpoqëm maksimalisht për ta rregulluar dhe zgjidhur — dhe madje specifikuam ditët,” tha Mohammad Akif Sadeq Mohajir, zëdhënës i Ministrisë për Promovimin e Virtytit.

“Por megjithatë, në disa vende – në fakt, duhet të themi në shumë vende – rregullat u shkelën,” i tha ai AFP-së të mërkurën vonë.

“Ka pasur përzierje (të burrave dhe grave), mbulesa nuk është respektuar, prandaj vendimi është marrë tani për tani.

Lajmi u prit me shqetësim nga gratë dhe operatorët e parkut -të cilët investuan shumë në zhvillimin e objekteve.

Nuk ka shkolla, nuk ka punë… të paktën duhet të kemi një vend për t’u argëtuar,” tha një nënë, e cila kërkoi të identifikohej vetëm si Wahida, ndërsa shikonte fëmijët e saj duke luajtur në një park nga dritarja e një restoranti ngjitur.

“Ne thjesht jemi të mërzitur dhe të ngopur duke qenë në shtëpi gjatë gjithë ditës, mendjet tona janë të lodhura”, tha ajo.

Në tavolinën tjetër, Raihana, 21 vjeç, e cila po studion ligjin islam në universitet, ndau zhgënjimin e saj pasi mbërriti në park për të kaluar ditën me motrat e saj.

“Natyrisht, në Islam lejohet të dalësh dhe të vizitosh parqet. Kur nuk ke liri në vendin tënd, atëherë çfarë do të thotë të jetosh këtu?”, thotë ajo.

Disa kilometra larg, shumica e lojërave argëtuese në Parkun Zazai – që ofron një pamje spektakolare të qytetit të Kabulit- janë ndalur papritur për shkak të mungesës së klientëve.

Para ndalimit të kësaj jave, ky park mund të strehonte qindra vizitorë në ditët kur gratë sillnin fëmijët e tyre për tubime familjare.

Të mërkurën, vetëm një pjesë e vogël e burrave enden të paqartë nëpër kompleks.

Habib Jan Zazai, bashkë-zhvilluesi i kompleksit, ka frikë se mund t’i duhet të mbyllë një biznes për të cilin ka derdhur 11 milionë dollarë dhe që punëson më shumë se 250 njerëz.

“Pa gra, fëmijët nuk do të vijnë vetëm”, tha ai.

Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

Kombet e Bashkuara kanë thënë disa herë se janë të shqetësuara për të drejtat e grave dhe vajzave, dhe pjesës tjetër të popullatës në Afganistan.

Sipas tyre, ndalesa të tilla mund të rrisin krizën në këtë vend dhe të rezultojnë me pasiguri, varfëri dhe izolim.

Protesta e vajzave dhe grave afgane për rihapjen e shkollave. Kabul, 26 mars 2022.
LEXONI EDHE KËTË

You Might Also Like

“Një shuplakë për Vuçiçin në mes të Beogradit”:Mediat rajonale për vizitën e Von der Leyen në Serbi?

Gjuriç thotë se Serbia “trashëgon” traditën e vendeve të paangazhuara

Kush ishin vullnetarët e parë rusë në luftrat ne ish Jugosllavi?

Kreu i Komisionit Evropian kërkoi që Serbia t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë që të anëtarësohet në BE

Hetuesit kanë filluar kërkimin për asetet e një prodhuesi rus të superkompjuterëve në Monako

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish zyrtari policor merr pagën nga institucionet dhe fyen shqiptarët

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Besnik Tahiri i reagon Listës Serbe
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
Babel pëlqen idenë që Alonso të zëvendësojë Klopp-in
Fondi “i pavërejtshëm” për veriun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?