By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohej nga Italia për vrasjen e një prostitute, shqiptari kapet në Janinë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohej nga Italia për vrasjen e një prostitute, shqiptari kapet në Janinë!
Lajme

Kërkohej nga Italia për vrasjen e një prostitute, shqiptari kapet në Janinë!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/22 at 2:40 PM
Kosova Times Published June 22, 2024
Share
SHARE

Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1999.

Ylli Vangjelaj 48 vjeç nga Vlora, është arrestuar në Janinë pas një kërkese të departamentit “SIRENE” të Italisë të datës 21.07.2021 për veprën penalë “vrasje-plagosje e rëndë” me të cilin ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 22 vjet e 8 muaj burg në 22.06.2011 dhe që ka marrë vendim të formës së prerë më 23.10.2012.

Në fakt Ylli Vangjel është arrestuar edhe në Shqipëri në korrik 2018, si i kërkuar nga autoritetet italiane për vrasjen e prostitutës ekuadoriane Betty Ramirez 20 vjeç, në 9 dhjetor 1999. Siç u tha atëherë, vendimi italian për dënimin e tij me burg u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës e cila, sipas mediave shqiptare, fillimisht e kishte dënuar me 23 vjet burg e më pas me vetëm 12 vjet burg. Nuk dihet se si Vangjelaj ka përfunduar sërish i lirë, por sipas policia greke, urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga autoritetet italiane sërish në vitin 2021. Gjatë arrestimit në Shqipëri u tha se ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj, ndërsa policia greke deklaroi se e ka arrestuar nën identitetin Ylli Vangjelaj dhe se ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në 19.10.2023.

Vrasja e Betty Ramirez

Betty Yadira Ponce Ramirez u përdhunua, torturua, vra dhe u varros në 9 dhjetor 1999. Ajo u rrëmbye nga të tre persona në mbrëmjen e 9 dhjetorit 1999 përpara pikës së karburantit Esso në Caorsana dhe më pas u vra në brigjet e Po në Mortizza. Tre shqiptarë, Ylli alias Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj tentuan ta mbysin por pa sukses dhe më pas i’a futën kokën nën ujë derisa u mbyt. Më i pamëshirshmi nga të tre, Erjon Sejdiraj i njohur si “Cico”, teksa e reja bërtiste e dëshpëruar, kishte telefonuar kunatën duke e informuar për atë që po bënte. Trupi i të resë u gjet më 20 shkurt 2000. Krimi, i ndodhur në kuadër të prostitucionit, synonte të ishte një provë e forcës së tre shqiptarëve në dëm të bandës që dominonte në atë kohë në Piacenza. Duke rrëmbyer Betty Ramirez dhe duke kërkuar një shpërblim nga “pronarët” e vajzës së re, ata mund të provonin vlerën e tyre. Vrasja brutale shqetësoi shumë opinionin publik për shkak të pamëshirshmërisë së vrasësve dhe mbi të gjitha për shkak të thellësisë kriminale dhe kontekstit të luftës për epërsi mes bandave të shfrytëzuesve të prostitucionit.

Arrestimet

Robert Ziu u kap në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg) dhe Erjon Sejdiraj, ai që ishte kapoja i vërtetë i bandës, u arrestua në Belgjikë, shtet ku akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, si i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në Itali.

Ylli alias Fatmir Vangjelaj pas vrasjes u arratis menjëherë në Shqipëri ku kishte ndërruar identitet. Kishte marrë emrin e pagëzimit të vëllait më të madh dhe ditëlindjen e motrës së vogël. Duke u bërë një person tjetër ai u rikthye në Itali ku qëndroi në Chieti ku u martua dhe u bë me një vajzë, por asaj nuk i dha asnjëherë mbiemrin e tij. Hetimet e autoriteteve italiane nuk u ndalën as pas gati 20 vitesh duke këmbëngulur pranë homologëve shqiptarë për të gjetur identitetin e vërtetë të vrasësit të prostitutës. Policia shqiptare ndaloi vëllain e tij duke besuar se kishte arrestuar vrasësin, por kur u krahasuan shenjat e gishtave ai u lirua me kusht.

Në këto momente Ylli ose Fatmir Vangjelaj e kuptoi se rrethi po shtrëngohej dhe vendos të rikthehet në Shqipëri pasi kishte mësuar edhe arrestimin e Robert Ziut. Sapo u kthye në Shqipëri ndryshoi sërish identitet. Nisi të punonte si murator duke bërë një jetë në hije. Por autoritetet italiane e kishin vënë ndërkohë nën përgjim.

Në një telefonatë me bashkëshorten e tij që qëndronte në Itali ajo e pyet: “Çfarë ke bërë në Piacenza?”. Ai nuk i tregoi asnjëherë atë që kishte ndodhur në 9 dhjetor 1999, por hetuesit italianë e mbanin nën vëzhgim bashkëshorten dhe vajzën e tij që ktheheshin shpesh në Shqipëri. Në 12 korrik 2018 u organizua një operacion i përbashkët dhe Vangjelaj u arrestua në shtëpinë e tij pa bërë asnjë rezistencë. Nuk dihet se si ai ka përfunduar sërish i lirë/Top Channel

You Might Also Like

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`

Kosova Times June 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Stradner paralajmeron: “Rusia dëshiron të hapë një front të dytë në Ballkan”

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
Nagelsmann: Një pikë e merituar ndaj një kundërshtari të fortë
Horor ne Beograd: Babai vrau djalin e më pas veten
Kurti e diplomati finlandez flasin për hapat në formimin e institucioneve
“Kë mbron Rusia, ai ka mbaruar”: Bogoljub Kariç u orientua nga perëndimi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?