By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia shton trysninë ndaj gazetarëve të huaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia shton trysninë ndaj gazetarëve të huaj
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia shton trysninë ndaj gazetarëve të huaj

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 7:04 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

Që kur filloi sulmin në Ukrainë, Kremlini ka bërë fushata shtypjeje ndaj gazetarëve vendas dhe të huaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, ndër taktikat e përdorura janë frikësimi, kërcënimet, dëbimet dhe arrestimet.

Pas 12 vitesh si korrespondent në Rusi i gazetës spanjolle “El Mundo”, Xavier Colas është rikthyer në Madrid.

Që nga qershori, ai është korrespondenti më i fundit i huaj që dëbohet nga qeveria ruse.

“Gazetarëve të huaj u janë vënë sanksione. Kemi patur viza tre-mujore, në vend të vizave të mëparshme njëvjeçare. Mua më kishin futur në një listë të zezë të personave viza e të cilëve të mos rinovohej dhe në këtë mënyrë të mos qëndroja dot më në Federatën Ruse”, i tha Zërit të Amerikës zoti Colas.

Moska pretendon se këto nuk janë dëbime. Në rastin e gazetarit Xavier Colas, ashtu siç vepruan me gazetarë të tjerë, zyrtarët rusë thanë se shkak për refuzimin e vizës ishin gabimet në formularin e aplikimit.

Por në Rusinë e luftës, nuk ka vend për gazetari të lirë që nuk është pjesë e propagandës që Kremlini ka ngritur për atë që e quan “Operacion i Posaçëm Ushtarak” në Ukrainë.

Emmanuel Grynszpan, i gazetës franceze “Le Monde”, u dëbua në vitin 2019, për shkak të artikujve rreth Rusisë të drejtuar nga Vladimir Putini në periudhën përpara sulmit ushtarak. Që atëherë, ai monitoron situatën e komplikuar të kolegëve të tij brenda Rusisë.

“Është e pamundur që një gazetar rus të punojë i lirë. Thjesht të arrestojnë dhe të fusin në burg”, i tha Zërit të Amerikës zoti Grynszpan.

Për shumë gazetarë, trysnia është edhe më e madhe për shkak të ligjit të ri rus për “agjentët e huaj”.

Analistët thonë se Kremlini e përdor këtë ligj kundër kritikëve, disa prej të cilëve rrezikojnë të burgosen.

Gazetarja amerikano-ruse Alsu Kurmasheva mbahet në burg prej tetë muajsh për shkak se nuk u regjistrua si agjente e huaj. Gazetarja e rrjetit simotër të Zërit të Amerikës, “Radio Evropa e Lirë/Radio Liria” me seli në Pragë, mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.

Zonja Kurmasheva është një nga dy gazetarët amerikanët që mbahen të burgosur nga Rusia.

Evan Gershkovich, i gazetës “The Wall Street Journal”, u arrestua në mars 2023. Autoritetet ruse e akuzojnë për spiunazh, diçka që familja, miqtë dhe kolegët e tij thonë se është thjesht një sajesë.

“Arrestimi i Evanit dhe dëbimi i gazetarëve të tjerë të huaj ka qenë kulmi i një procesi prej një dekade për frikësimin e gazetarëve në Rusi… Kjo është diçka me të cilën u është dashur të përballen gazetarët rusë përgjatë gjithë qëndrimit në pushtet të Putinit”, i tha Zërit të Amerikës, Drew Hinshaw, nga gazeta “The Wall Street Journal”.

Gazetarët e huaj në Rusi po bëhen gjithnjë e më të paktë dhe gazetarëve të pavarur rusë u mbeten vetëm dy opsione: të punojnë me rrezikshmëri të lartë në ilegalitet, ose të largohen në mërgim – një panoramë e errët kjo që nuk jep shenja për ndonjë ndryshim në të ardhmen e afërt.

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

TAGGED: #Gazetarë të huaj, #Rusi, #Trysni
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia vendos pengesa te ura e Bërnjakut për të ndaluar kontrabandën

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Çela-Kelmendi, bashkëpunim për rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit
Sot nis Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Vetëvendosje kërkon nga PZAP anulim të votave me postë dhe rivotim
Ministrja e Jashtme gjermane viziton Harkivin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?