By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shfuqizohet Rregullorja për organizimin e brendshëm të AKPPM-së
October 2, 2025
Kosova pjesë e nismave rajonale për transformim digjital
October 2, 2025
`Gratë për Gratë`, koncert në mbështetje të grave në politikë
October 2, 2025
Vitia: Ka pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit
October 2, 2025
KPM kryesuese e Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore të Mediave
October 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi maqedonas voton për Qeverinë e re në krye me Mickoskin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kuvendi maqedonas voton për Qeverinë e re në krye me Mickoskin
Ballina 2Rajon / Botë

Kuvendi maqedonas voton për Qeverinë e re në krye me Mickoskin

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 11:48 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar të dielën në mbrëmje Qeverinë e re, në krye me liderin e partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, pas fitores në zgjedhjet e 8 majit.

Qeveria e re është zotuar për reforma substanciale në ekonomi dhe luftë kundër korrupsionit.

Opozita ka thënë se premtimet qeveritare janë manipulative dhe jo të domosdoshme.

Deputetët kanë votuar me 77 vota për dhe 22 kundër qeverisjes së re.

Qeveria e re do t’i ketë 23 ministra në Qeveri dhe pesë prej tyre do të jenë edhe zëvendëskryeministra.

Në adresimin para votimit në Kuvend, Mickoski ka thënë se “qytetarët janë të lodhur nga argumentet” dhe që duan “punë, përkushtim, përgjegjësi dhe hapa konkretë”.

“Në 100 ditët e para, ne do të ta rrisim standardin, do të punojmë shumë, shteti do të ndryshojë”, ka thënë Mickoski, duke u zotuar për ulje taksash, rritje të pensioneve, një projekt në vlerë të 250 milionë eurove për komunat, investime të reja dhe luftë kundër korrupsionit.

Kabinetin qeveritar do ta përbëjnë 16 ministra prej koalicionit në krye me VMRO DPMNE-në, gjashtë prej koalicionit VLEN dhe dy prej partisë politike ZNAM.

Betimi me emrin kushtetues

Pas votimit të Qeverisë, Mickoski dhe ministrat e kanë kryer betimin solemn.

Për dallim prej të kaluarës, ai e ka përmendur emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut.

“Do ta përmend këtë mbiemër të turpshëm gjatë betimit, sepse më kujton për turpin që i është bërë vendlindjes sime, familjes sime dhe nipave të mi të palindur ende. Do të bëj gjithçka, sa të kem jetë, për të përmirësuar këtë padrejtësi. Fatkeqësisht nuk kam fuqi tani”, ka thënë Mickoski.

Ai ka folur edhe rreth nevojës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese, për të shmangur veton bullgare, dhe për të vazhduar hapat drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

Ndryshimet kushtetuese, që janë në procedurë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, parashikojnë përfshirjen në preambulën e Kushtetutës të pakicës bullgare, si popull shtetformues.

“Ky diktat bullgar, nën këto kushte, nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese për aq do të jem unë këtu”, ka thënë Mickoski.

Kuvendi ka diskutuar dy ditë për Qeverinë e re dhe e ka pasur mesnatën e së dielës si afat të fundit për votimin e saj.

You Might Also Like

“NIS-i ndan Beogradin nga Moska: Vuçiq: Nuk humbasim bankat për NIS – Kharçenko: Vendim politik”

Fëmijë të varrosur nën rrënojat e shkollës për ditë të tëra, pesë prej tyre nxirren të gjallë

“Qetësohuni dhe mos u frikësoni” Një ditë pas paralajmërimit të Trump: Putini e bëri KËTË në të 11 zonat kohore ruse

Flotilja e Gazës: Reagimet ndërkombëtare ndaj kapjes së saj nga Izraeli

FT: ‘Ekzekutivët largohen nga perandoria e Musk, lodhja dhe tensionet rëndojnë shumë’

TAGGED: #Hristijan Mickoski, #Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, #Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Horor në Kinë: Një xhip ka përplasur këmbësorët në një kryqëzim, disa të vdekur dhe të plagosur (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Vazhdon lufta kundër zjarreve pyjore, zjarrfikësit 38 ditë pa pushim
MSh-ja me këshilla për prindërit që i çojnë fëmijët në pishina, i përmend edhe rreziqet nga infeksionet
A vuani nga një kollë i vazhdueshëm, në mëngjes? Ky krem ​​i shijshëm është zgjidhja ideale
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?