By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: CSU: në atdhe refugjatët e papunë ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > CSU: në atdhe refugjatët e papunë ukrainas
Ballina 2Rajon / Botë

CSU: në atdhe refugjatët e papunë ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 7:32 AM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

CSU po e ashpërson kursin në politikën e migracionit. Lideri i grupit parlamentar Alexander Dobrindt kërkon që ukrainasit të fillojnë punën në Gjermani ose të kthehen në shtëpi në zona të sigurta të Ukrainës.

Kryetari i grupit parlamentar të CSU-së bavareze në Bundestag Alexander Dobrindt, bën thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, kur nuk gjejnë punë në Gjermani. Të Gjelbrit dhe SPD reagojnë me kritika të ashpra.

CSU, Bashkimi Krisjansocial, parti simotër e CDU-së, ka bërë thirrje që refugjatët ukrainas të luftës të kthehen në vendin e tyre të origjinës, nëse nuk gjejnë punë në Gjermani. “Më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës, duhet të zbatohet parimi: fillim i punës në Gjermani ose kthim në zonat e sigurta të Ukrainës perëndimore,” tha kreu i grupit parlamentar të CSU-së, Alexander Dobrindt për gazetën Bild am Sonntag.

SPD dhe të Gjelbërit e kritikuan ashpër këtë kërkesë. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese, i tha gazetës se presidenti rus Vladimir Putin bombardon vazhdimisht objektiva në të gjithë Ukrainën. “Dobrindti tani dëshiron të kthejë atje gra dhe fëmijë, që mund të kenë humbur prindërit e tyre në front,” tha Wiese. “CSU-së duhet t’i vijë turp për kërkesa të tilla dhe duhet ta heqë njëherë e mirë C-në për E Krishterë nga emri i saj”.

Nouripour: Pengesat ligjore nuk ndihmojnë, por dëmtojnë

Bashkëkryetari i të Gjelbërve, Omid Nouripour tha: “Insinuata se ukrainasit vijnë tek ne për të marrë kompensimin financiar për qytetarin nuk merr parasysh tmerrin e luftës së Putinit”. Nouripouri hodhi poshtë edhe propozimet e CDU/CSU për të mos u dhënë menjëherë ukrainasve kompensimin për qytetarin, por për t’i kaluar agta së pari në procedurën e zakonshme të azilit. “Sigurisht që ne duhet t’u mundësojmë ukrainasve që të punojnë edhe më shpejt,” tha ai. “Por pengesat e reja ligjore, siç dëshiron CDU, nuk ndihmojnë, por dëmtojnë”.

Disa ministra të Brendshëm të landeve gjermane kohët e fundit kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund dhënies së kompensimit të qytetarëve refugjatëve të luftës nga Ukraina dhe që atyre t’u jepen vetëm pagesa më të ulëta sipas Ligjit të Përfitimeve të Azilkërkuesve. Qeveria gjermane tashmë e ka refuzuar këtë.

SPD: Marrëzi populiste

Dobrindt u bashkua me kritikat për rregulloret aktuale. Sipas politikanit të CSU-së, kompensimi i qytetarëve u konceptua si ndihmë e shpejtë në fillimin e luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, por prej kohësh ai është kthyer në një frenim për të punuar. Ai i ka mbajtur shumë njerëz nga Ukraina në ndihmë sociale.

Martin Rosemann, politikan i SPD i specializuar në tregun e punës, theksoi gjithashtu në Bild am Sonntag se shumë nga refugjatët ukrainas janë nëna që i rrisin të vetme fëmijët: “Pengesat për refugjatët ukrainas që të fillojnë të punojnë janë mungesa e çerdheve, mungesa e njohurive të gjermanishtes dhe vështirësia në njohjen e kualifikimeve profesionale”. Ai e cilësoi propozimin për kalimin e tyre nga kompensimi i qytetarit në procedurën e azilit si “marrëzi populiste”.

You Might Also Like

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Alexander Dobrindt, #Atdhe, #CSU, #Refugjatët e papunë ukrainas
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusët e mobilizuar protestë masive për shkak të mungesës së pagesave të premtuara

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
Celta Vigo fiton një pikë ndaj Barcelonës
Policia shqipton mbi 1 mijë 500 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
Trump kërcënon Kinën me tarifa deri në 245%. Kina: Lojë me numra pa pikë, le të shkojmë deri në fund
Rama: Nëse BE nuk nxjerr një deklaratë të re për sulmet në Banjskë, ne nuk jemi në të njëjtën anë me ta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?