By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit
November 20, 2025
Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi
November 20, 2025
Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën
November 20, 2025
Gazetari Nika Novak ka fituar Çmimin Amerikan për Lirinë e Shtypit
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit
Ballina 1Lajme

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën për çështjen e dinarit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/25 at 5:19 PM
Kosova Times Published June 25, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Vasilije Arsiqit në lidhje me vendimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për çështjen e dinarit të miratuar më 1 shkurt 2024. GJKK me këtë rast e shpallet e papranueshme çështjen e Arsiqit, për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj.

Po ashtu gjykata refuzon kërkesën për caktim të masës së përkohshme, përkatësisht pezullimin e zbatimit të Rregullores së përmendur.

Në aktvendimin e saj, Gjykata theksoi se rrethanat e rastit ndërlidhen me miratimin e Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme nga Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 35 të kësaj rregulloreje, valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Parashtruesi i kërkesës, Vasilije Arsiq, kontestoi kushtetutshmërinë e kësaj rregulloreje duke pretenduar se ajo shkel të drejtat e garantuara nga Kushtetuta, përfshirë të drejtën për barazi dhe mbrojtjen e pronës.

Ajo argumentoi se rregullorja është diskriminuese ndaj komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar se zbatimi i saj paraqet diskriminim indirekt.

Gjykata, megjithatë, konstatoi se Arsiq nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të disponueshme për kontestimin e rregullores.

“Ligji për konflikte administrative ofron mjete juridike efektive që individët duhet t’i shterojnë para se të drejtohen në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Gjykata gjithashtu ritheksoi që përjashtimet nga detyrimi për shterimin e mjeteve juridike janë të rralla dhe kërkojnë prova të qarta që mjetet juridike nuk janë efektive ose të qasshme. Në rastin e Arsia, këto argumente nuk ishin paraqitur mjaftueshëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

S’ka zgjidhje për buxhetin e RTK-së, Osmani: Kam bërë çfarë kam mundur

30 vjet UNICEF në Kosovë: Përparim, sfida dhe thirrje për veprim

TAGGED: #Dinari, #Gjykata Kushtetuese, #Vasilije Arsiq
Kosova Times June 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Abbott pas Kosovës ambasador në Shqipëri, e mirëpret Begaj

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Ndërpritet qarkullimi në rrugën B, dyshohet për mjet shpërthyes
Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve
Haradinaj kujton të vrarët në Masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër
VOA: Ned Price largohet nga posti i zëdhënësit, merr detyrë tjetër në DASH
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?