By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KFOR-i polak me patrullime në zonën kufitare në veri të Kosovës
June 28, 2025
Përurohen shtigje të reja të vrapimit dhe ecjes në Gërmi dhe Gollak
June 28, 2025
Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan
June 28, 2025
Gruda i PDK-së sqaron aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese
June 28, 2025
Luanda Domi e nominuar për çmimin ‘Gruaja e Vitit në Sigurinë Kibernetike’
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Autogoli” i Albinit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Autogoli” i Albinit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes!
Opinion

“Autogoli” i Albinit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes!

Kosova Times
Last updated: 2022/11/10 at 7:13 PM
Kosova Times Published November 10, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Largimi masiv dhe i organizuar i serbëve nga institucionet e Republikë së Kosovë të kujton kohën e shkëputjes tonë nga institucionet e shtetit të Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë! Përderisa ne jemi larguar me dhunë nga vendet e punës prej regjimit të Millosheviqit, serbët po largohen me vetëdëshirë nga vendet e tyre të punës në shenjë mosnjohje ndaj institucioneve të shtetit tonë.

Targat shkaku, Asociacioni qëllimi i Serbisë

Pasi Qeveria e Kurti nuk e pranoi shtyrjen 10 mujore të afatit për ndërrimin e targave ilegale në veri të vendit, tani përpos suspendimit të këtij vendimi, ShBA-të dhe BE-ja po e kërkojnë me urgjencë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin të nënshkruar në Bruksel më 19 Prill 2013 nga ish kryeministri Hashim Thaçi, përkatësisht më 25 Gusht të vitit 2015 nga ish kryeministri Isa Mustafa.

Meqë, Asociacioni nuk mund të realizohet pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale në veri të vendit dhe pa serbët në Kuvendin e Kosovës, rrezikohet përshkallëzim i situatës në veri të vendit!

Braktisja apo largimi vullnetar i serbëve (të komunave të pjesës veriore të Kosovës) nga të gjitha institucionet kosovare, nuk janë dorëheqje individuale siç po vlerësohen prej disave, por janë veprime të koordinuara politike me shtetin e Serbisë. 

Çka pritet të ndodhë tani?

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet e Republikës së Kosovës po dëshmohet se ata nuk e kanë më qëllim Asociacionin pa kompetenca ekzekutive, por një status të veçantë që ju garanton autonomi të plotë dhe shkëputjen de-fakto dhe de-jure të veriut të vendit tonë.

Mospranimi i rekomandimit të BE-së dhe ShBA-së për shtyrjen e afatit 10 mujorë për targat nga ana e kryeministrit Albin Kurti, me apo pa vetëdije e ka ndihmuar planin e serbëve për shpalljen e njëanshme të autonomisë së serbëve në veri, përkatësisht themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Fatkeqësisht në këto rrethana plani “franko-gjerman” për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht normalizimit të situatës në veri të vendit mbetet i parealizueshëm, ani pse ky plan nuk paraqet zgjidhje përfundimtare, por vetëm prolongim të situatës në veri.

Situata e krijuar pas mospranimeve të BE-së dhe ShBA-së u shkon për shtati vetëm serbëve për realizimin e planit për ndarjen e veriut, e fare nuk i shkon për shtati ruajtjes së integritetit territorial të vendit tonë.

“Autogoli” i Albin Kurtit 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, e mënjanoi lojën shtesë (zgjatjen 10 mujore për targat) dhe me vetëdije apo pa vetëdije e përshpejtojë krijimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, ashtu siç dëshiron prej kohësh Serbia!

Këtë e vërteton deklarata e diplomatit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, “që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, por të zgjasë për dhjetë muaj afatin për riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

Tërheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës janë të pakthyeshme 

Largimi me vetë dëshirë i policëve dhe zyrtarëve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës nuk është një lojë siç po e cilësojnë disa, por një vendim i menduar mirë dhe i pakthim. Serbët e veriut tashmë i kanë ndarë rrugët me Kosovën, i janë kthyer shtetit të Serbisë. Ndarja de-facto e pjesës veriore 23 vite më parë, po legjitimohet tani me ose pa dëshirën tonë.

Kur e them këtë, e kam parasysh faktin se për 23 vjet nuk bëmë asgjë për rikthimin e veriut, përkundrazi e ndihmuam ndarjen me themelimin e “Mitrovicës së Veriut” nga politikanët dhe ligjvënësit kosovarë të kohës.

Mitrovica Veriore është themeluar në vitin 2013 pas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, e cila komunë ishte planifikuar të jetë qendër administrative e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ky është dhe mbetet një realitet i hidhur nga i cili nuk dilet lehtë!

Nëse deri më tani e kishim një fije shprese për shpëtimin e veriut, tani pas mospranimit të sugjerimeve të aleatit tonë të vetëm strategjik-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo gjë na bëhet gjithnjë dhe më e pamundur.

Duke e ditur se Politika si art i së mundshmes dhe jo art i drejtësisë, dëshirojë të shpresojë në atë që e thonë mbështetësit e kryeministrit, se “Albinit i kanë thënë amerikanët, vepro kështu me “Targat”, ndryshe, më asgjë nuk justifikohen veprimet e kryeministrit tonë pa e pasur mbështetjen dhe forcën e implementimit të ligjit për targat në veri.

You Might Also Like

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Kosova Times November 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e cigareve në aeroportin ‘Adem Jashari’

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Gjuriq me thirrje që të mbrohet “bota serbe”, vijnë reagimet nga Kosova – e quajnë ujk me veshje dele
Rradhe para bankës në Zubin Potok për shkak të anulimit të dinarëve
Forbes: Deripaska punësoi ish-agjent të FBI-së për të hetuar Potanin
Djali i shefit famëkeq të Cosa Nostra ka shkaktuar zemërim me njoftimin e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?